Rreth 200 persona humben jeten ne Detin e Kuq tek lundronin me varke
Rreth 200 persona kanë humbur jetën në detin e kuq kur një varkë që mbante emigrantë në Arabinë Saudite u mbyt në brigje.
Mjeti lundrues u mbyt pasi në bordin e tij shpërthyen flakë.
Vetëm tre persona kanë mundur të shpëtohen, sipas qendrës sudaneze të medias.
Personat ishin emigrantë të paligjshëm nga Sudani që kërkonin të mbërrinin në Arabinë Saudite. Shumica prej tyre ishin nga Nigeria dhe Somalia, ndërsa u raportua se po punohet për të gjetur trupat e rënë në det.
4 persona të tjerë, të cilët besohet se ishin pronarë të varkës, janë arrestuar në vendin e quajtur Port Sudan.
Deti i kuq është i njohur për rrugët e trafikimit nga Arabia Saudite dhe Jemeni.
Mijëra emigrantë kalojnë Detin e Kuq çdo vit, por udhëtimi është i rrezikshëm, thekson korespondenti i BBC-së.
Vetëm muajin e kaluar, 150 persona u mbytën pasi anija që transportonte 850 emigrantë, të cilët largoheshin si pasojë e konfliktit në Libi, u përmbys në Tunizi.