Seanca per Mirin e Xhikes debat per ADN-ne e fijes se flokut ne vendin e vrasjes
Në gjykatën penale të Tiranës u zhvillua seanca e radhës ndaj Lavdërim Tufës, i akuzuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe si Miri i Xhikes.
Ekspertët kanë hedhur poshtë provën që mban në burg Tufën, ADN e fijes së flokut të gjetur në vendin e ngjarjes së ndodhur më 29 mars të 2003.
Ekspertët e pranishëm në seancë Grigor Zoraqi dhe Ervin Mara, janë shprehur se mund të jetë edhe rastësi përputhja e pjesshme në masën 90% e ADN së Tufës, me atë të gjetur në vendngjarje, siç kanë argumentuar më herët ekspertët italianë.
Sipas Zoraqit, që 17 lokuse t’i përkasin të njëjtit profil ADN-je, duhet që këto të përputhen me ADN e Tufës dhe në rastin konkret janë përputhur vetëm 13 lokuse ndërsa 4 të tjerat janë të panjohura.
Në konkluzionin e Ekspertëve, shpjegohet se sa më shumë lokuse te përputhen, aq më i madh është edhe probabiliteti që ADN e gjetur në vendin e ngjarjes të përputhet me atë të personit të dyshuar.
Ekspertët me shpjegimin e tyre thanë se ka shumë mundësi të jetë ADN e Lavdërim Tufës por nuk kanë përjashtuar edhe rastësinë e përputhjes së lokuseve, duke hedhur poshtë të vetmen provë që mban në burg Tufën për vrasjen e Fatmir Ramës.
Vrasja ka ndodhur në 29 mars 2003 në një lokal në periferi të Tiranës.
Lavdërim Tufa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mirit të Xhikes dhe prova e vetme që i ka dhënë dënimin maksimal është ADN-ja.
Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim çështjen e Tufës edhe një herë në Gjykatën e Tiranës.