E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 30 mije paciente nuk e dine se vuajne nga diabeti

Rreth 30 mije te semureve diabetike nuk e dine se jane te prekur nga kjo semundje dhe jane te padiagnostikuar. Shkak i shfaqjes se semundjes, sipas mjekeve, jane jeta e sotme me ushqimet e pasura me shume yndyra dhe kalorazh te tepert, si dhe perdorimi i shume pijeve te sheqerosura. "Po keshtu edhe jeta sedentare, fakti qe shume prej njerezve nuk levizin gjate gjithe dites dhe nuk kryejne ushtrime fizike, kjo predispozon njerezit per obezitet, rritje te yndyrave, tension dhe diabet", ka pohuar mjeku nefrolog, Alketa Koroshi. Nderkohe qe nje pune e madhe bie mbi mjeket endokrinologe dhe nefrologe per edukimin e pacienteve, te cilet duhet te diagnostikohen dhe te kene njohuri mbi rrezikun e kesaj semundjeje. "Nje kooperim i mire midis mjekeve kardiologe, endokrinologe dhe nefrologe duhet per te parandaluar keto pasoja, qe jane shume te shpeshta dhe shume problematike", nenvizon Koroshi. Ajo qe mjeket keshillojne eshte qe vete i semuri te kontrolloje veten e vet, kontroll te mjeku, te masin periodikisht analizat mbi albuminen, sheqerin, glicemine. Kjo sepse jane te rendesishme per kapjen e semundjes ne faze te hershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›