Invalidet, me shume mundesi integrimi
Qeveria, ne bashkepunim me eksperte dhe organizata te fushes se aftesise se kufizuar, po studiojne dhe vleresojne mundesine e ratifikimit te Konventes se Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara. Ky ka qene premtimi qe ka dhene ministri i Punes, Kosta Barka, gjate takimit qe ka kryer me kete grup personash. "Gjate vitit 2007, filloi te implementohet legjislacioni i ri i mbrojtjes sociale, i cili zgjeron kufijte e mbeshtetjes ne cash, per personat me aftesi te kufizuara. Me pagesa dhe sherbime per aftesine e kufizuar, mbeshteten rreth 110 mije persona, ose 3 per qind e popullsise se vendit", eshte shprehur dje Barka. Nderkohe qe politikat e reja te kesaj ministrie parashikojne permiresimin e kushteve te jeteses se personave me aftesi te kufizuara jane formuluar qarte ne Strategjine Sektoriale te Mbrojtjes Sociale. Ne vitin 2007, per Personat me Aftesite te Kufizuara u disbursuan 16% me shume fonde sesa ne vitin 2006, ndersa ne vitin 2008, jane programuar 8,7 miliarde leke. Nderkohe, zv/kryeministri Gazmend Oketa eshte shprehur se legjislacioni i ri, qe po implementohet, garanton perfshirje dhe mundesi te barabarta per te gjitha kategorite ne nevoje.