E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, cdo dite dreke falas per te varfrit

Me te varfrit do te mund ta hane vaktin e drekes cdo dite falas ne nje mense sociale, qe u perurua dje. Kjo mense eshte sherbimi me i ri per te gjithe personat ne pamundesi per te gjetur nje pjate te ngrohte falas ne vaktin e drekes. Mensa Sociale ndodhet ne mjediset e Qendres Komunitare "Te Qendrojme se Bashku", ne Njesine Bashkiake nr. 6, prane ish-Kombinatit "Misto Mame". Ky sherbim i ri per kategorite me ne nevoje e me te varfra te qytetit, vjen si rezultat i planifikimit shumedimensional te sherbimeve sociale dhe permiresimit te vazhdueshem te tyre. Gjate perurimit te kesaj mense, kryebashkiaku Edi Rama tha se "sherbimi, kujdesi dhe vemendja qe nevojtaret do te gjejne te kjo qender, fale dhe punes se drejtoreshes dhe te ekipit te saj te jashtezakonshem, eshte dallendyshja e pare ne nje qiell solidariteti qe ne deshirojme ta mbushim me te tilla shprehje kuptimplota ne te gjithe Tiranen". Nga sherbimi i menses, do te perfitojne cdo dite 100 persona ne nevoje te kategorive te ndryshme si: te moshuar te vetmuar dhe me probleme sociale, femije me aftesi te kufizuara, femije qe lypin, gra e vajza ne risk etj. Vakti i drekes per perfituesit do te jete falas dhe do te realizohet nepermjet sherbimit catering. Planifikimi i Menses Sociale brenda nje mjedisi ku ofrohen tashme sherbime sociale, sintetizon krijimin e nje modeli te ri marredheniesh te ndersjella mes perfituesve dhe ofruesve te sherbimeve. Bashkia e Tiranes gjithashtu po planifikon per vitin 2008 e ne vijim ngritjen e qendrave te reja sociale ne mjediset e ish-Kombinatit "Misto Mame", duke i dhene jete nismes me te fundit te saj, krijimit te pikave sociale komunitare ne te gjitha njesite bashkiake te qytetit te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›