E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diabeti, 40 mije rrezikohen nga veshkat

Sonila Isaku
Rreth 40 per qind e diabetikeve jane te predispozuar te vuajne nga semundje te veshkave dhe kerkojne transplant, dialize apo hemodialize. Mjeku nefrolog, Alketa Koroshi, deklaroi dje se ne vendin tone rreth 100 mije persona vuajne nga diabeti dhe rreth 40 mije prej tyre shfaqin probleme te renda ne veshka dhe ne organe te tjera. Por, ky grup pacientesh eshte edhe me i rrezikuari per te humbur jeten me shpejt se ata qe kane nje diabet te thjeshte. Keshtu, nje i semure me diabet, qe e ka te shoqeruar edhe me semundje te veshkave, jeton pese apo deri ne 10 vjet. "Kur ka filluar diabeti, situata ka avancuar shume dhe i semuri me diabet rriskohet dhe ka rrezik qe te beje nje sere komplikacionesh. Nje nga keto komplikacione eshte nefropatia diabetike, pra prekja e veshkave nga diabeti", theksoi Koroshi. Sipas tij, kjo lloj semundje ne fillimet e saj ka vetem disa shenja te lehta si pak albumine, proteina dhe manifestohet me rritje te kratinines. Por, kur kjo semundje vazhdon te avancoje, ka nje rritje progresive te pandalshme dhe shkon drejt gjendjes se veshtire.
Pacientet e prekur nga kjo semundje jane edhe me te rrezikuarit, sepse jetegjatesia e tyre varet vetem nga sherbimet qe ata marrin. Keshtu, eshte e nevojshme qe keta persona te kryejne dialize, hemodialize apo transplantimin e veshkave. Ky i fundit, sipas mjekeve, mund te shpetoje jeten e pacienteve, kurse dializa dhe hemodializa mund te japin nje jetegjatesi prej 5 deri ne 10 vjet. "I semuri me nefropatia diabetike eshte i detyruar qe te mbijetoje ose nga transplantimi, dializa, hemodializa dhe dialize peritonale. Te gjitha keto procedura jane te kushtueshme per shoqerine dhe, sipas parashikimeve, 40 per qind e te semureve diabetike do bejne nefropati", pohon mjeku nefrolog, Koroshi. Sipas tij, ne qendrat e dializes ne vendin tone pothuajse gjysma e ketyre pacienteve e kane semundjen e tyre me origjine nga diabeti. "Shumica e pacienteve me nefropatia diabetike ne shumicen e tyre vdesin rruges nga komplikacionet kardiovaskulare, qe jane shume te rrezikshme", perfundon mjeku nefrolog i QSUT-se, Alketa Koroshi. Pra, sipas tij, pervec semundjeve te veshkave te shkaktuara nga diabeti, pacientet manifestojne edhe komplikacione te tjera, sic jane ato te zemres.

Te dhena
180 milione vete ne bote vuajne nga diabeti
100 mije persona ne Shqiperi vuajne nga kjo semundje
2-fishim te numrit te diabetikeve pritet pas 10 vjetesh
40 per qind prej tyre kane edhe semundje te veshkave
5-10 vjet eshte jetegjatesia e ketyre personave
1/3 e diabetikeve nuk e dine qe vuajne nga kjo semundje
45 per qind e personave qe kryejne dialize jane diabetike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›