Komisioni Europian Procesi per Gerdecin te mbyllet sa me shpejt
Komisioni Europian e konsideron incidentin e Gerdecit te ndodhur tre vjet me pare si nje ceshtje te pambyllur per te cilen gjykatat duhet te vazhdojne hetimin dhe institucionet e tjera duhet te ndihmojne qe e verteta te zbardhet. Kete qendrim e beri te ditur dje zedhenesja e KE-se Natasha Butler e cila ndonese vleresoi faktin se procesi gjyqesor per kete ceshtje po vazhdon ai ka pesuar pengesa serioze dhe nuk eshte ai qe nderkombetaret prisnin. Ne konsiderojme se eshte e rendesishme qe te gjitha institucionet e ne vecanti gjyqesori do te luajne rolin e tyre dhe do te kontribuojne si per hetimin ashtu dhe mbi procesin ligjor sipas kompetencave te tyre sa me shpejt theksoi zedhenesja e KE-se ne lidhje me procesin e bujshem te Gerdecit i kryer pas humbjes se jetes se 26 qytetareve dhe plagosjes se shume te tjereve. Po keshtu Butler theksoi edhe faktin se ne kete moment kerkoheshin veprime energjike dhe veprime konkrete ligjore per personat e perfshire ne aferen qe solli incidentin e rende. Por nevojen e nje procesi transparent dhe te drejte per sa i perket Gerdecit zedhenesja e KE-se Butler e lidhi edhe me procesin e luftes kunder korrupsionit. Sipas saj korrupsioni eshte nje fenomen qe kerkon nje lufte serioze dhe Shqiperia duhet ta mbaje mire parasysh kete. Mesazhi yne ka dy drejtime sic e kam shprehur shpesh se fundmi se pari drejtesia nevojitet te ndjeke kursin e saj e kjo eshte shume e rendesishme per rastin e Shqiperise e se dyti lufta kunder korrupsionit mbetet thelbesore sic e dini eshte pjese e kritereve te Kopenhages keshtu qe ne presim Shqiperine qe ta realizoje ate deklaroi Butler duke lene te kuptohej se mospermbushja e kritereve te Kopenhages sjell edhe penalizimin e Shqiperise per sa i perket integrimit te saj ne Bashkimin Europian. Nderkaq perfaqesuesja e KE-se e preku gjithashtu me shqetesim ceshtjen e shpernguljes se komunitetit rom nga periferia e Tiranes lajm i cili deri tani nuk ka sjelle asnje reagim te strukturave politike dhe atyre qeveritare shqiptare. Ne presim qe autoritetet shqiptare te kryejne nje hetim te plote per kete incident ne respekt te zbatimit te ligjit duke cuar ne ndjekje penale e denim me pas te personave qe do te gjykohen fajtore deklaroi Butler duke kerkuar qe edhe kjo ceshtje e bere publike nga mediat te kalonte dhe te shqyrtohej ne menyre ligjore. Nga ana tjeter kete trevjetor te ngjarjes se dhimbshme te Gerdecit venien ne vend te drejtesise e kerkuan edhe perfaqesuesit e tjere nderkombetare ne Shqiperi sic eshte edhe ambasadori amerikan Aleksander Arvizu.