Rreth 350 tituj të rinj

Fondi librar në bibliotekën ndërkomunale “Latif Berisha” në Mitrovicë, është shtuar këto ditë edhe me tituj të ri të zhanreve të ndryshme.
Drejtori i bibliotekës, Murteza Berisha, ka njoftuar se falë realizimit të dy projekteve, është pasuruar fondi librar për rreth 350 tituj të ri nga gjinitë e ndryshme, përfshirë edhe tituj studimor. Sipas tij, fal dhurimit të titujve nga Ministria e Kulturës, Sporti dhe Rinisë dhe fondit prej 800 eurove për tituj të ri, është pasuruar fondi librar prej rreth 350 titujve të ri për disa sektorë, bazuar edhe në kërkesat dhe nevojat e lexuesve.
Titujt e ri për sektorin e fëmijëve (97 tituj ndër më të lexuarat), për sektorin e të rriturve, në të cilën janë shtuar 44 tituj. Po ashtu, janë shtuar edhe 29 tituj në sektorin profesional.
Ndërkohë, falë numrit të lexuesve dhe kërkesave të tyre, përkatësisht performancës së mirë së stafit të bibliotekës, zyrtarët e ministrisë kanë dhuruar po ashtu rreth 170 tituj të ri, gjë që ka ndikuar në pasurimin dhe freskimin e fondit librar të bibliotekës.