E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 38 mijë maturantë, sot të gjithë në provim

Testimi do të nisë në 10:00, materialet janë shpërndarë natën, rezultati nuk do t’i kushtëzojnë provimet me zgjedhje

Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve ka përfunduar hartimin e testit të letërsisë, ndërsa sot, maturantët janë të gjithë në provim. Ditë me emocione për të gjithë kandidatët për student, familjarët e tyre si dhe mësuesit, të cilët kanë detyra e përgjegjësi për procesin e maturës shtetërore, në të gjithë vendin. Siguria dhe rregullsia ka qenë në maksimum dhe rrjedhja e informacionit nga “streha e ngujimit”, garantohet nga Ministria e Arsimit dhe forcat e rendit. AVA trajnon anëtarët e KMSh-ve të DAR-ve dhe ZA-ve, si dhe individë të tjerë të përfshirë në zhvillimin e provimeve të maturës. Po ashtu AVA boton materiale ndihmëse për provimet e maturës. Sipas rregullores së maturës shtetërore përgatit bazën e të dhënave të maturantëve pjesëmarrës në maturë dhe ia kalon APRIAL-it. “AVA shumëfishon të gjitha materialet e provimeve të maturës. Kryen paketimin e materialeve të provimeve. Harton grafikun e shpërndarjes dhe grumbullimit të materialeve të provimeve të maturës. Organizon dhe realizon vlerësimin e testeve dhe ia kalon APRIAL-it”, thuhet në rregulloren e maturës shtetërore.

Shpërndarja e bazës materiale

Një ditë para provimit të letërsisë në maturën shtetërore, drejtori për arsimin parauniversitar, Fatmir Vejsiu, ka sqaruar të gjitha rregullat që nxënësit duhet të zbatojnë për hyrjen në provim.
Vejsiu ka theksuar se janë marrë të gjitha masat për shpërndarjen e bazës materiale në të gjitha shkollat e vendit dhe janë dhënë të gjitha direktivat për zbatimin rigoroz të rregullores. Sipas tij, i gjithë dokumentacioni do të përfundonte shpërndarjen deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në të gjitha shkollat e vendit. Sot do të nisë normalisht procesi i provimit të parë.
Provomi i letërsisë do të nisë në orën 10:00 dhe nxënësit do të kenë në dispozicion të gjithë kohën e nevojshme për të zgjidhur testin. Rezultati i testit të letërsisë nuk do të kushtëzojë maturantët të hyjnë në provimet e tjera të maturës shtetërore.

Kandidatët për student

Sot zhvillohet provimi i parë i detyrueshëm i maturës shtetërore, ai i letërsisë dhe gjuhës shqipe. Janë rreth 37 mijë e 500 maturantë në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që do të kenë në dorë këtë test. Sipas Ministrisë së Arsimit, ashtu sikurse edhe vitet e kaluara, testimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ai do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë njëkohësisht në të gjitha shkollat e Shqipërisë, në orën 12:30. Provimi i dytë i detyrueshëm që është matematika. Testi do të zhvillohet në datën 15 qershor, ndërsa provimet me zgjedhje do të jenë në datën 30 qershor.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›