Rreth 43 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e MASH-it

Testi është i ndarë në dy pjesë, secila përmban fragmente veprash, rreth të cilave janë dhe pyetjet që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime, pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës, si dhe pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese. Gjithsej janë 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim, ku përfshihet edhe eseja.
Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje maturantëve që të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e kritereve të përcaktuara në rregullore, në mënyrë që të mos rrezikojnë hyrjen në provim. Një maturant që humbet të drejtën e pjesëmarrjes në këtë provim, apo ngel, nuk mund të konkurrojë për të hyrë në Universitet vitin e ardhshëm akademik./Start/
2012-06-02 11:44