Topi në Samitin e UNESCO-s në Bosnjë

Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, Presidenti shqiptar do të marrë pjesë në panelin “Trashëgimia fetare dhe kulturoro-historike, si bazë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet shteteve”, ku do të jenë të pranishëm krerë shtetesh të vendeve të Evropës Juglindore.
Presidenti Topi do t’i adresohet me një fjalë seancës plenare të Samitit, mbi vlerat e çmuara të trashëgimisë fetare dhe kulturore të Shqipërisë, vendeve fqinje e të rajonit.
Gjatë qëndrimit në Bosnjë-Hercegovinë, Kreu i Shtetit pritet të zhvillojë bisedime me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, dhe me Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova.
Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë aktivitet të rëndësishëm të evidentimit të vlerave historike e kulturore të vendeve të Evropës Juglindore, Presidenti Topi, së bashku me krerët e shteteve të ftuar në Samit, do të vizitojë mjedise të veçanta turistike të Bosnjës, si kompleksin e njohur për pelegrinazh fetar në Mexhugorje, Manastirin ortodoks shekullor të Zhitomisliçit, si dhe “Teqenë e Dervishëve” me arkitekturë otomane në Blagaj të rajonit të Mostarit.
/Start/
2012-06-02 11:46