E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga kryekomunarit te Rrethines

Kleves Muja kryetar i komunës Rrethina në Shkodër është vendosur në pranga nga policia lokale dhe ajo e krimeve të Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë, për shkak sepse ishte në kërkim kombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të veprave të tjera penale. Kleves Muja 38 vjeç njihet si një eksponent mjaft i rrezikshëm në veri të vendit, ndërkohë që më 8 maj ai fitoi postin e kryetarit të komunës se Rrethinës nën siglën e Partisë Socialiste. I prezantuar nga vetë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, Muja arriti të futet në politikë dhe prej asaj dite drejtonte Rrethinën e Shkodrës. Policia e Shkodrës pritet të dalë me një informacion më të detajuar për këtë arrestim. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›