E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHT FIKS FARE BERISHA PERMBYTI SHKODRANT

Ka ca shkodrane qe e duan Sali Berishen deri ne vetesakrifikim. Eumlshte liria e tyre. Por nderkaq eshte e drejte e te gjithe kritikeve te Berishes qe sot jane me te shumte se kurre ne Shqiperi qe tu tregojne ketyre shkodraneve se uji qe sot po u permbyt djepet e femijeve shkollat dhe buken e tyre ne fusha eshte pasoje e nje qeverisjeje cinike qe betohet se e do Shkodren. Kjo provohet jo me fjalet tona te kritikeve te Berishes. Kjo provohet me vete fjalet e Berishes. Ky politikan qe nuk ka asnje lidhje me te verteten ky maniak pushteti qe per pushtet e ka cuar vendin sa e sa here nga katastrofa ne katastrofe nga 97-a ne grushtin e shtetit nga grushti i shtetit ne tragjedine e Gerdecit dhe nga Gerdeci ne 5 permbytje te Shkodres brenda nje viti ka provuar me aventurat e veta se eshte pikerisht ashtu si akuzonte qeverine socialiste rreth 7 vjet me pare nje qeveritar i karakterizuar nga cinizmi ekstrem nga amoraliteti total nga nje qendrim fund e krye antikombetar njeri me urrejtje patologjike per Shkodren. Ndryshe nuk do te lejonte te ndodhte sot e pesefishuar permbytja e Shkodres qe me aq terbim kritikonte ne vitin 2004 sa pa ardhur ende ne pushtet. E perseris nuk jane akuzat e kritikeve te Berishes keto. Jane vete fjalet e Berishes se vitit 2004 qe sulmon sot Berishen ne pushtet. Opozita e sotme nuk ka force ta demaskoje tia cjerre masken ketij sharlatani te pashpirt ashtu sikunder ia cjerr ai vetvetes. Opozita nuk e fshikullon dot Berishen me kamxhikun e se vertetes ashtu sic kamxhikon Berisha i vitit 2004 ne opozite Berishen ne pushtet qe ka per arme genjeshtren dhe mashtrimin e publikut dhe ne radhe te pare te shkodraneve. Dhe a thua genjeshtra mund te jete kaq e pathyeshme Po le ta leme te flase vete Berishen. Ja cka thene ai nga podiumi i Kuvendit si kryetari i opozites ne vitin 2004 kur u permbyt Shkodra Jam ketu per te denoncuar cinizmin ekstrem amoralitetin total me te cilin qeveritaret u perpoqen te mbulojne vepren e tyre permbytjen e Shkodres per te shumten here ne nje shenje urrejtjeje patologjike ne nje qendrim fund e krye antikombetar ne nje qendrim primitiv te turpshemhellip Mesojeni se Buna dhe fryrja e saj dhe fryrja e liqenit nga fryrja e Bunes eshte mekanizmi kryesor shkaku kryesor i permbytjes se Shkodres. Ne te gjitha koherat kete e di cdo shkodran kete e di cdo shqiptar kete nuk e dine vetem ata qe e urrejne Shkodren ne menyre patologjike si juhellip Nuk mbroj Shkodren ketu more mbroj kombin mbroj vendin. Vendi eshte i pandare Shkodra eshte e pandare. Si te duket ty Kryetar Parlamenti te degjosh deklarata te tilla Se nuk permbytet Shkodra nga hapja e portave kur sot ska njeri qe nuk e di qe di emrin Shkoder se Shkodra nga Kiri dhe nga Buna permbyten nga liqeni. Buna fryn liqenin. Po sigurisht ne qofte se ti e mban Fierzen me 288 metra atehere cte shtyn ty te mbash ne kuota maksimale Komanin dhe Vaun e Dejes. Jane shume te thjeshta regjimet. Por regjimet i rrezoni per Shkodren te cilen e urreni doni ta permbytni sa here te doni. Erdhi Valbona 1600 meter kub apo Cemi kaq e aq apo lumenj te tjere Dakord. Por eshte detyra e parashikimit more zoterinj. Ti je ne dimer je ne reshje. Nuk ka thene kush se eshte dimer i thate. Keni degjuar ju ndonje prognozist te motit te thote ne Shqiperi apo ne bote se ky do te jete nje dimer i thate Jo mor zoteri ky eshte dimer i laget. Eumlshte problemi i qendrimit antikombetar te tuaj ndaj nje krahine. Po si mund te thoni ju nuk permbytet Shkodra nga fryrja e Bunes. Po qe me kete deklarate tregoni ju urrejtje ndaj Shkodres.

Deklarata e Berishes ne vitin 2004 u dha dy dite me pare nga emisioni Fiks Fare. Dhe beri shume mire. Se shqiptaret harrojne. Dhe shkodranet harrojne me shume. Dhe e japin voten per ate qe i permbyt. Sepse kur eshte ne opozite ai thote se e ka fajin qeveria qe urren Shkodren dhe jo Zoti per permbytjen. Por kur eshte ne pushtet thote se faji eshte i reshjeve i lumenjve te cmendur i Zotit dhe jo i qeverise. Eumlshte nje tallje cinike me fatet e njerezve te lulave te vocerr te Shkodres qe dridhen mbi uje per faj te nje Kryeministri kryekeput cinik mashtrues dhe te papergjegjshem. Dhe skishin faj Doktori i Fiksit dhe Saimiri qe talleshin me Doktorin e PD-se me Kryeministrin e semure per pushtet qe po rrenon Shqiperine kur shpreheshin se nuk u luan dot asnje qime ketyre fjaleve te Berishes te thena ne kohen kur ishte ne opozite. Te pakten Berisha vete nuk mund te kete sy e faqe te korrigjoje Berishen qe mallkonte qeverine socialiste qe akuzonte opoziten se e urren Shkodren se eshte antikombetare se e ka permbytur me qellim Shkodren ngaqe e urren. Ne ate kohe uji vajti vetem 5 centimetra ne hyrje te qytetit. Po ku te fal Berisha ky agresor i pushtetit. Ai protestoi per Shkodren sikur uji te kishte vajtur 5 metra. Dhe sot pas 6 vjetesh ne pushtet ky njeri qe betohej e sterbetohej se ushqente dashuri te pafund per Shkodren e shkodranet i permbyti 5 here brenda 1 viti. Dhe per cdo here me me shume uje per te arritur rekord ne nivelin 5 metra te permbytjes ne kete katastrofen e fundit.

Berisha qeveritar nuk justifikohet dot per asgje para shkodraneve dhe as perballe Berishes opozitar. Ky i fundit e akuzon se ka fjetur gjume dhe nuk e ka care koken se po afronte nje dimer qe sic thoshte dhe vete nuk mund te mos ishte i lagesht. E akuzon se ka mbajtur nivelet e ujit ne rezervuaret e kaskades ne nivele te larta qe detyruan hapjen e portave te digave duke fryre Bunen dhe liqenin. Berisha opozitar kembengul kunder Berishes pushtetar se jane fryrja e Bunes dhe e liqenit shkaku kryesor i permbytjes se Shkodres dhe jo thjesht reshjet dhe se kete e di cdo shkodran. Madje edhe femijet. Opozita nuk ka nevoje fare te flase. Mjafton Berisha opozitar qe e akuzon Berishen Kryeminister per qeverisje cinike dhe te padhimbsur per pronat dhe jeten e nje krahine vetem dhe vetem per te fituar ca miliona me shume nga shitja e energjise elektrike. Berisha opozitar e akuzon Berishen qeveritar per papergjegjshmeri dhe moskokecarje per te ndermarre te gjitha masat jo vetem qe nga permbytja e katert ne janar por edhe me perpara. Sepse nje Kryeminister i pergjegjshem nuk do te fliste vetem sot pasi ka 5 vjet ne pushtet per projekte te gjera ne bashkepunim edhe me Malin e Zi. Nje Kryeminister i pergjegjshem qe i dhimbset me te vertete Shkodra dhe shkodranet pronat shtepite femijet e pleqte qe sot vuajne jo nga Zoti por nga moskokecarja e zoterinjve me pushtet do i kish realizuar projekte te tilla qe ne mandatin e pare. Per shembull nuk do harxhonte korruptivisht mbi 1 miliard dollare ne rrugen faraonike te kombit. Do ta bente ate rruge me shume me pak shpenzime me me shume nikoqirllek dhe nja 500 milione euro do i kish investuar per projektin e shpetimit te Shkodres. Vetem atehere mund te thoshim se vertet Berisha e do Shkodren. Ndersa tani pas kesaj lemerie permbytjesh mund te themi vetem ate qe Berisha vete ka thene per nje qeveri qe lejon te permbytet Shkodra Se ka nje urrejtje patologjike per te

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›