Rrezatimi arrin sot Tokën

Rrezatimi nga djegia më e madhe diellore në katër vitet e fundit pritet të arrijë Tokën brenda disa orësh.
Shkencëtarët thonë se ngjarje të tilla mund të bllokojnë valët e radiove apo të ndërhyjnë në komunikimin me satelit.
Rezultati më i dukshëm do të jenë të ashtuquajturat "Dritat e Veriut".
Flakët diellore janë të fuqishme dhe lëshojnë energji të madhe. Ato dallohen si zona të ndritshme të Diellit dhe prodhojnë shkallë të lartë rezatimi.