E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjiptianët mbajnë sot "Marshin e Fitores"

Egjiptianët planifikojnë të mbajnë gjatë ditës së sotme në Kajro "Marshin e Fitores" për të festuar rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak pas 18 ditë protestash popullore.

Jeta në Egjipt nuk i është kthyer ende normalitetit edhe një javë për përfundimit të protestave. Tanket shihen ende në rrugë, bankat janë të mbyllura, një pjesë e punëtorëve janë ende në grevë dhe vazhdon ndërprerja e mësimit.

Këshilli Suprem ushtarak, që ka marrë drejtimin e vendit, është nën presion për lirimin e të burgosurve politikë, heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›