Obama uron Kosovën: Jini krenarë për përparimin e bërë

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka shprehur urimet më të përzemërta për përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosoves.
Në një urim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Obama thotë se kosovarët në Amerikë mund të krenohen me përparimin e Kosovës në këto tre vjet. Ky është urimi i plotë i Presidentit Obama.
"Bashkohem me të gjithë amerikanët për të shprehur urimet e mia më të mira për të gjithë ata që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është kjo koha për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësinë dhe për të hedhur vështrimin drejt një të ardhmjeje më të sigurtë dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës", thuhet në urimin e krutet të Shtëpisë së Bardhë.
Me tej ai thekson se "Në Amerikë, ata që kanë lidhje familjare në Kosovë mund të ndjehen krenarë për përparimin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në tre vjetët e para të pavarësisë"
" Kam besim se miqësia mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet gjatë viteve në vazhdim", përfundon urimi i Presidentit Amerikan.