E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Zyrtarimi i Presidentit, pritet vendimi i Krasniqit

Skenari i Hashim Thaçit që Kosova të bëhet me president dhe qeveri të re të hënën e javës së ardhshme mund të realizohet vetëm me vullnetin e Jakup Krasniqit.
 

Kjo për faktin se Krasniqi, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, mund të mos e pranojë ndryshimin e axhendës së përcaktuar javën e kaluar nga Kryesia e Legjislaturës së tretë, e në të cilën është parashikuar, që gjatë seancës konstituive të Kuvendit, si edhe të bëhet betimi i deputetëve.

Me Rregulloren e punës së Kuvendit lejohet futja e çështjeve shtesë në rendin e ditës së seancës kuvendore, mirëpo për t’u realizuar një gjë e tillë, paraprakisht duhet njoftuar me shkrim kryetari.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›