Tirana problematike ne zevendesimin e qeseve te plastikes
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar inspektimet tek operatorët e biznesit ushqimor, prodhues dhe tregtues të bukës, për zëvëndësimin e qeseve plastike me ato të letrës.
Nga kontrollet e kryera në të gjithë qarqet inspektorët e AKU-së kanë konstatuar se pothuajse ambalazhi plastik është zëvëndësuar me ambalazh, i cili është i lejuar të jetë në kontakt me ushqimin. Ndër qarqet të cilat kanë bërë zëvëndësimin në masën 100% mund të përmendim Durrësin, Gjirokastrën, Elbasanin, Kukësin dhe Beratin. Problematika kryesore vazhdon të jetë në Tiranë ku edhe përqëndrimi i furrave të bukës është më i lartë. Si rrjedhojë ndaj 10 operatorëve të biznesit, në këtë qark, janë vendosur gjoba dhe ka pasur raste ku është pezulluar aktiviteti i tyre.
Ndërkohë AKU i bën apel konsumatoreve që të jenë të kujdesshëm dhe të kërkojnë nga bizneset kushte të përshtatshme tregtimi.