E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezik nga Arsenal

Mbrojtësi i Chelseas, Alex, beson se Arsenal do të jetë rivali kryesor për titull në Premierligë, këtë sezon.

Topxhinjtë, aktualisht kanë dy pikë më pak se Manchester United dhe katër më pak se Chelsea, me një ndeshje më pak të zhvilluar. Por Alex beson se ata janë kërcënimi më i madh në garë për titull.

“Arsenal do të shfaqë konkurrencën më të fortë për titull. Ata luajnë mirë dhe kanë besim në të gjitha ndeshjet. Ata janë në formën e tyre më të mirë këtë sezon”, tha Alex për London Evening Standard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›