E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikon Berluskoni, nesër kërkohet votëbesimi

Ashtu siç ishte paralajmëruar një javë më parë sot Dhoma e ulët e parlamentit italian, rrëzoi planin e qeverisë Berluskoni për bilancet financiare të vendit. Deputetët italianë u ndanë në dy anë për sa i përket këtij plani, duke votuar 290 pro tij dhe 290 të tjerë kundër tij.

Humbja e Berluskonit në këtë votim mund të bëjë të domosdoshme dhe një herë kërkimin e votëbesimit në parlament nga ana e Berluskonit. Menjëherë Berluskoni nxori një deklaratë sipas së cilës qeveria e tij brenda dy ditëve do të kërkonte votëbesimin e parlamentit.

Në mënyrë që të ketë mazhorancën Berluskonit i nevojiten 291 deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›