E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, regjistrimi trondit koalicionin qeveritar

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni me të gjtihë problematikën që ka përcjellur sipas medieve maqedonase duket se ka tronditur marrëdhëniet mes koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI në Maqedoni.

Pritet që në kabinetin qeveritar të ketë një debat të ashpër në lidhje me ndryshimet e reja në ligjin për regjistrimin e popullsisë, caktimin e datës dhe vlerësimin që do të dalë në mbledhjen e qeverisë lidhur me dështimin e këtij procesi që ka nisur më 1 tetor.

Qeveria maqedonase mund të vendosë për ndryshimin e ligjit, ku siç është paralajmëruar do të evitohen pa rregullsitë dhe problemet e tjera që janë hasur nga 10 ditshi i regjistrimit të deritanishëm. Këto ndryshime do t`i dorëzohen menjëherë Parlamentit, ndërsa nuk përjashtohet edhe caktimi i datës për mbajtjen e tij.

Debati për ndryshimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë do të përfshijë edhe partitë e opozitës gjatë seancave parlamentare. Lidhur me dështimin e operacionit të filluar me 1 tetor, akoma nuk ka shprehur qëndrimin misioni evropian EUROSTAT.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›