E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi i dorezon Berishes raportin e KE

Tirane 12 tetor 2011 NOA- Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone Ettore Sequi pak minuta me pare ka mberritur ne Kryeministri.
Nepermjet kesaj vizite ambasadori Sequi do ti dorezoje Kryeministrit Berisha raportin e publikuar sot nga KE lidhur me ecurine e vendit tone ne rrugen e integrimit.
Nderkaq ne perfundim te takimit pritet deklarate e perbashket e Kryeministrit Berisha me ambasadorin e Bashkimit Europian ne vendin tone.
Ambasadori Sequi ne oren 17.00 do ia dorezoje kete raport Presidentit Topi ne oren 17 e 45 raporti do i dorezohet Ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto ndersa neser Sequi do i dorezoje raportin Kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Me heret Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Europian Stefan Fyle tha se duhet me shume bashkepunim mes politikes ne vend dhe se ishte ngerci politik ai qe pengoi integrimin dhe marrjen e statusit te kandidatit.
a.y/NOA

Ne foto Kryeministri Berisha dhe ambasadori Sequi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›