E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen qindra rrënjë kanabis, 4 persona në kërkim

Për pasojë, katër persona janë shpallur në kërkim dhe një tjetër ndiqet në gjendje të lirë të akuzuar si autorë të kultivimit të hashashit.

Parcelat me bimë narkotike u vunë re pas monitorimit nga ajri të kryer me helikopter. Operacioni ka nisur në Komunën Cepo të rrethit Gjirokastër, në pyllin e Levenishtit në faqen e Malit të Gjerë, ku janë evidentuar dhe shkatërruar dy parcela të kultivuara me bimë narkotike. Kështu, janë shkatërruar 631 rrënjë bimë narkotike. Bimët varionin nga 160 centimetra deri në 3 metra të larta, ku disa kishin lidhur dhe boçe.
 
Operacioni ka vijuar në Komunën Qesorat në rrethin e Tepelenës, ku janë evidentuar dhe shkatërruar 3 parcela me bimë narkotike. Operacioni ka përfunduar në Tepelenë ne fshatin Kodër, ku janë asgjësuar 105 rrënjë drogë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›