E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan do të nënshkruajë kontratë të re

Sulmuesi uruguaian Diego Forlan ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Atletico Madrid, e cila do ta mbajë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2013.
Forlan u transferua te Atletico nga Villarreali në vitin 2007, për shumën prej 21 milionë eurosh, ndërsa që atëherë ka bërë 98 paraqitje dhe ka shënuar 38 gola për ekipin e dytë kryeqytetas.
"Marca" njofton se kontrata e re do ta rrisë edhe kartonin e shitjes së tij në 36 milionë euro, ndërsa nënshkrimi pritet të ndodhë sapo të kthehet nga angazhimet me përfaqësuesen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›