Belgjika ndalon burkën
Që sot hyn në fuqi edhe në Belgjikë ligji anti-burka. Ligji kundër mbulimit të fytyrës me shami zbatohet edhe në Francë që nga muaji prill. Norma belge ndalon prezantimin në ambjente publike me fytyrën e mbuluar ose me një paraqitje që nuk lejon identifikimin.
Kush nuk e zbaton këtë ligj rrezikon 1 javë burg dhe një gjobë prej 137.5 euro.Në Belgjikë rreth 270 femra mbajnë shami.