Bosnje Hercegovina përkujton masakrën e Srebrenicës

"Është dhimbje, dhimbje pa fund. Sa herë që vjen 11 korriku, çdo vit kjo dhimbje bëhet më e padurueshme'', shprehet në lot Sevdija Halilovic, ardhur në qendrën memoriale të Potocarit, pranë Srebrenicës, për funeralin e babit të saj.
"Eshtrat e babait tim janë zhvarrosur nga dy varre masive. Edhe dy vëllezërit e mi janë vrarë gjithashtu në këtë masakër, por ata nuk janë gjetur ende'', shtoi kjo grua rreth të 50-tave.
Më 11 korrik 1995, rreth disa muaj para përfundimit të konfliktit ndërkomunitar të Bosnjës, trupat serbo-boshnjake morën kontrollin e Srebrenicës, një enklavë myslimane në Bosnjën Lindore, shpallur në vitin 1993 "zonë e mbrojtur nga OKB''.
Rreth 8 000 burra dhe adoleshentë u vranë në disa ditë. Kjo masakër u cilësua si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.
Dje, rreth 7 000 persona mbërritën në Potocari pasi kishin përshkuar në këmbë rrugën që 10 000-15 000 burra myslimanë kishin marrë përmes pyjeve për t'i shpëtuar masakrës. Mijëra prej tyre ishin kapur dhe vrarë. Varrosja e viktimave të zhvarrosura nga varret e përbashkëta dhe identifikuar është organizuar çdo vit në qendrën përkujtimore të Potocarit me rastin e përvjetorit të masakrës.
Rreth 5 137 viktima do të varrosen në varrezën e memorialit. Të paktën 30 000 persona do të marrin pjesë këtë vit në ceremoninë përkujtimore, sipas organizatorëve.
Pasi i shpëtuan drejtësisë ndërkombëtare për disa vite, ish-shefat ushtarakë dhe politikë serbo-boshnjakë, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhixh po gjykohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY).
Pak kohë, më parë, Presidenti i Ri i Serbisë, Timoslav Nikoliç, tha se Serbrenica nuk përbënte gjenocid por krim lufte, ç’ka tërhoqi reagim ndërkobëtar.
2012-07-11 15:19