Irani kërkon t’i jepet fund kontrabandës së armëve në Siri

“Gjatë negociatave me Kofi Anan, insistuam mbi kontrollin e kufirit sirian për parandalimin e kontrabandës së armëve në këtë vend", deklaroi Hosein Amir-Abdollahian, zëvendësministri i Jashtëm iranian, i cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, "IRNA".
“Plani i Ananit nuk mundësoi progresin e ndërprerjes së dhunës për shkak të kontrabandës së armëve nga disa vende fqinje. Grupet terroriste veprojnë në Siri në mënyrë të koordinuar me disa vende të huaja. I treguam Ananit se problemi kryesor ishte aktualisht kontrolli i kufirit sirian", deklaroi ai.
Anan realizoi takime me zyrtare të nivelit të lartë në Teheran, aleat i Damaskut dhe Bagdadit, ku mori një mbështetje nga autoritetet për planin e tij të daljes nga kriza./Start/
2012-07-11 22:29