Berluskoni rikandidon në zgjedhjet e vitit 2013

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ''Il Corriere della Sera'', e cila sqaron se Berluskoni do të jetë në krye të listës së partisë së tij.
"Vendimi është marë: Berluskoni do të paraqesë edhe një herë kandidaturën për postin e kryeministrit'', shkruan e përditshmja, pa cituar burimet duke u bazuar në sondazhet që janë në favor të ish-kryeministrit italian.
Partia e Berluskonit Populli për Liri (PDL), është në rënie dhe emërimi i pasardhësit të ri, Angelino Alfano, si sekretar i përgjithshëm i lëvizjes nuk ka frenuar rënien e popullaritetit.
"Një PDL pa Berlusconin nuk do të arrinte të merrte më shumë se 10 për qind, ndërkohë që me Alfanon si kandidat në postin e kryeministrit dhe Berlusconin e përfshirë në fushatën zgjedhore si mbështetës, rezultati do të ishte rreth 18 për qind'', shkruan e përditshmja./Start/
2012-07-11 18:30