Rreziku nga bombolat e gazit, specialistët rekomandojnë rimbushjen e tyre në pika të autorizuara

Përdorimi i bombolave të gazit nga familjet dhe bizneset edhe pse është i ndaluar me ligj, përsëri vijojnë të mbushen në pikat e karburanteve. Shefi i zjarrfikëses Përmet Ferdinand Lipe bën të ditur se herë pas here ushtrohen kontrolle nëpër pikat e ndryshme të karburanteve pasi në rast se bombolat nuk i nënshtrohen kontrolleve të kolaudimit rreziku që të shpërthej është shumë i lartë .
“Problem për zonat urbane, është përdorimi i bombola të zjarrit. Kemi bërë kontrolle në pikat e karburantit sidomos mbushja e bombolave. Jemi munduar ti paralajmërojmë”, tha Shefi i zjarrfikëses Përmet Ferdinand Lipe .
Çdo shërbim që kryejnë qytetarët apo bizneset për mbushjen e bombolave të gazit duhet të kryhet në pikat e autorizuara ,shtoj ndër të tjera Lipe.
Jo rrallë herë janë shkaktuar incidente nga mbushja e bombolave të gazit .Por sipas burimeve të marra në zonën e Përmetit për këtë vit nuk ka pasur asnjë incident të shkaktuar nga përdorimi I bombolave të gazit.
/RTSH/