E Martë, 3 Nëntor 2026

Temperaturat e larta – Më të rrezikuar, të sëmurët kronikë dhe fëmijët

Temperaturat e larta të muajit qershor kanë shtuar numrin e pacientëve në spitalin e Kukësit. Kategoritë më të prekura nga virozat dhe infeksionet respiratore janë personat qe vuajnë nga sëmundjet kronike dhe moshat pediatrike.

“Për shkak të temperaturave të larta, kemi një situatë të rënduar shëndetësorë në moshat e 3-ta, sëmurët që vuajnë nga sëmundje kronike sidomos ato pulmonare dhe kemi një fluks të shtuar në moshat pediatrike”, u shpreh mjeku Emin Ferati

Mjeku Emin Ferati thotë se në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24 orëve shërbim marrin më shumë pacientët e vegjël. 

“Tek të rriturit numri shkon rreth 60-70 pacient në ditë që kërkojnë ndihmë shëndetësore  ndërsa mosha pediatrike kalon numrin 100”, u shpreh mjeku.

Simptomat janë të ndryshme tek pacientët këtë periudhë.

“Të sëmurët kronikë vijnë me simptoma të rënduara të sëmundjes bazë që kanë kryesisht ato me sëmundje pulmonare dhe kardiake me hipertension”, u shpreh mjeku.

Në ditët e nxehta, mjekët rekomandojnë të shmangen daljet në orët e pikut, e ndërsa kërkojnë që të përdoren veshje të lehta dhe përdorimi i sa më shumë lëngjeve.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›