E Martë, 3 Nëntor 2026

Sindikata e transportit taksi në protestë, ata kërkojnë të ndryshohet ligji për dhënien e licencës

Sindikata e pavarur e taksive ka dalë këtë të mërkurë në një protestë paqësore në Sheshin ”Nënë Tereza”. 

Në një intervistë për RTSH ata thanë se kërkojnë të ndryshohet ligji për dhënien e licencave pa kriter, pasi sipas tyre rregulli ka qenë një taksi për një mijë banor , ndërsa tejkalimi i këtij raporti dhe rritja e çmimit të naftës janë dy shkaktarët që po i çon ata drejt falimentit.

“Kërkojmë që të bëhet imediate ndalimi i dhënies së licencave. Pasi numri i licencave e ka tejkaluar. Kompanitë që operojnë me çmime shume të ulëta”, tha një prej organizatoreve të protestës.

Sindikata e transportit të taksive të cilët i kanë dërguar kërkesat e tyre në organet përkatëse paralajmëruan se do të vijojnë protestat në rast se nuk marrin përgjigje.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›