E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku nga insektet/ Stina e verës, sezoni me më shumë probleme

Ato që ju mund t'i konsideroni si insektet më të zakonshme dhe të padëmshme, mund të jenë një rrezik serioz për shëndetin tuaj. Rëndom jemi mësuar që pranë banesave dhe zonave të populluara të ndeshim mizën dhe mushkonjën, pa u dhënë atyre rëndësinë e duhur. Sipas specialistëve të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ato janë mjaft të dëmshme për njeriun, sidomos në stinën e verës.
Mushkonjat janë mjaft të përhapura në vendin tonë, por ato klasifikohen brenda llojit të vet, e ku më e dëmshmja rezulton të jetë blebotomi, apo ndryshe vektori të transmeton sëmundjen e leshmanjozës nga kafshët tek njeriu.
Leshmanjoza është një sëmundje që tek njeriu manifestohet me dhimbje kyccesh, dhimbje kohe, dobësi trupore, të vjella dhe mjaft komplikacione të tjera. Si në rastet kur sëmundja kapet dhe trajtohen në stade të përparuar, ajo mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›