E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, 22 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dherave

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe janë shpallur të zhdukur dhe më tepër se 400 mijë të tjerë janë zhvendosur në Filipine, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës pas një stuhie tropikale.
Stuhia, që goditi vendin gjatë fundjavës, ka shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe pesë të tjerë janë deklaruar të zhdukur në ishujt qendror Panay dhe Negros, njoftoi shërbimi i sigurisë civile. Në lindje të Manilas, një grua e moshuar dhe një fëmijë janë deklaruar të zhdukur.
Në ishullin meridional Mindanao, tetë persona humbën jetën dhe dy të tjetë janë deklaruar të zhdukur, pas daljes nga shtrati të lumenjve Rio Grande dhe Tamontaka, sipas të njëjtave burime. Situata e krijuar ka detyruar zhvendosjen e 432 mijë personave, kryesisht nga ishulli Mindanao.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›