Rreziku qe vjen nga prekja e votes
NgaARMAND SHKULLAKU
Prej dates 12 dhjetor te ketij viti Kosova nuk mund te jete me shembulli pozitiv ne rajon per mbajtjen e zgjedhjeve te rregullta. Ajo qe ndodhi te dielen e kaluar i vuri vulen gjykimit se shqiptaret ne dy anet e kufirit kane probleme me kete koncept. Ndonese ne Shqiperi kane kaluar 20 vjet te pluralizmit politik dhe ne Kosove ka nje prani te rendesishme nderkombetare zgjedhjet e lira dhe demokratike mbeten nje pengese e pakapercyeshme per shkak te mungeses se vullnetit te lidereve per te zbatuar standardet normale te konkurrences politike. Duke qene se zgjedhjet e lira jane nje prej shtyllave
themelore te funksionimit te nje shteti demokratik pasojat e mungeses se tyre jane te shumta dhe rendojne mbi te gjithe. Shqiperia perjetoi nje lufte te vertete gjate vitit 1997 qe pati si shkak renien e firmave piramidale por rrenjet e krizes ishin ne masakren elektorale te nje viti me pare. Problemet me voten e lire i detyruan nderkombetaret te nderhynin edhe ne vitin 2001 ndersa sot Shqiperia dhe shqiptaret u penalizuan perseri per shkak te zgjedhjeve duke iu refuzuar nga BE statusi i vendit kandidat.
Ne Kosove kjo eshte hera e pare qe manipulimet me voten u shfaqen kaq hapur ne menyre arrogante dhe ku pothuajse te gjitha partite kane kontestime per procesin. Akuzat jane drejtuar nga Partia Demokratike e Kosoves militantet e se ciles e kane shtyre gati ne buze te gremines krejt procesin zgjedhor. Parlamenti i ri kurdo qe te konstituohet do te trashegoje tensionet dhe konfliktet e nje votimi te dyshimte. Numrat qe kane filluar te mblidhen tani per formimin e qeverise se ardhshme edhe nese gjenden me shumice nuk kane rendesi.
Qeveria e ardhshme rrezikon jetegjatesine jo per shkak te numrave por te moralit dhe themelit mbi te cilin do te ngrihet. do mazhorance qe mbart mbi vete dyshimin per manipulimin e votes eshte e destinuar te prodhoje destabilitet kaos politik dhe zhvillime te papritura. Refreni i vazhdueshem i nderkombetareve per rendesine e nje procesi zgjedhor te lire dhe demokratik tingellon bajat e duket si nje parulle e kote por ne fakt ai eshte shnderruar ne refren pikerisht per shkak te rendesise jetesore qe ka. Deformimi i vullnetit te zgjedhesve ka pasoja te paparashikueshme. Ai mund te prodhoje destabilitet forcat politike nuk hyjne ne Kuvend njerezit dalin ne rruge tensionet rriten reformat bllokohen ekonomia paralizohet dhe drejtimi i vendit behet kaotik.
Por keto zhvillime negative kane ndikim edhe me gjere.
Planet dhe strategjia e nderkombetareve per rajonin komplikohen humbet besueshmeria dhe autoriteti i lidereve lokale bisedimet dhe zgjidhjet ne raport me Serbine veshtiresohen. Nga ana tjeter imazhi i vendit nis e demtohet dhe mbeshtetja nderkombetare zbehet. Deklaratat paralajmeruese te Andy Sparks perpara zgjedhjeve shkrimet e fundit ne disa gazeta te njohura nxitimi i Jeremicit per te treguar me gisht shqiptaret raporti i Dick Martyt etj. nuk thone ndonje gje te re e permbajne akuza te paprovuara por shfaqja e tyre ne te njejten kohe eshte goditje si per imazhin e nje krahu politik ashtu edhe per vete Kosoven. E kur ne vend shperthejne pakenaqesite dhe revoltat nderkombetaret nisin e ndihen te lodhur e te zhgenjyer nga keta shqiptare qe nuk merren dot vesh me njeri- tjetrin. Shqiperia i ka provuar e po i provon ende pasojat e proceseve problematike zgjedhore.
Dalja e ambasadorit amerikan Christofer Dell ne Drenice per te denoncuar personalisht manipulimin e votes eshte ndoshta akti me i hapur dhe distancues qe nje diplomat i huaj ka bere ndonjehere. Por mbi te gjitha ai ishte nje mesazh i qarte se SHBA mund te kene preferenca te caktuara politike por kurre nuk mund te mbyllin syte kur cenohet vota e qytetareve sepse kjo mund te coje ne situata te pakontrollueshme dhe ne rajone problematike si ky i yni situata duhet te jete e kontrollueshme. Vota e lire eshte nje garanci per kete. Po keshtu akti i Dell i dha fund spekulimeve sipas te cilave nderkombetareve u duhet nje partner i forte e me autoritet per bisedimet me Beogradin e per kete mund te tolerojne edhe ndonje keqperdorim te votes. Ambasadori Dell tregoi se kjo nuk mund te ndodhe.
Askush nuk mund te justifikohet sot se situata diten e votimit doli jashte kontrollit ne disa zona apo se elemente te caktuar jane aq te fuqishem sa nuk perfillin as qendren e partise dhe as kryetarin e saj. Nese kryetari nuk ka autoritet per te pasur lista me kandidate te paster nese nuk ka autoritet te kontrolloje procesin zgjedhor nuk mund te kete autoritet as neser te qeverise e lire dhe me duar te pastra e per rrjedhoje nuk mund te jete nje partner serioz i besueshem. Problemi qendron pikerisht ne faktin se te dielen ne Kosove nuk pati raste sporadike te shperdorimit te votes por akte te qarta te deformimit te vullnetit te zgjedhesve.
Prekja e votes qe per momentin mund te duket si dicka e kapercyeshme e qe do kaloje bashke me zhurmen e ketyre diteve nuk eshte aq e lehte. Qeveria e re mund te krijohet por ajo do te jete e destinuar te prodhoje kriza e mungese stabiliteti. Ne Shqiperi asnje qeveri apo lider qe ka abuzuar ne permasa te renda me voten nuk ka mundur te qendroje me shume se nje vit ne pushtet dhe ka shkaktuar jo pak kosto per vendin. Ne Kosove te dielen pame se procesi zgjedhor u kompromentua se cfare do te ndodhe me pas mbetet per tu provuar.