Kerkohet te barazohet krimineli me viktimen
NgaSHPETIM IDRIZI
Raporti i parlamentarit zviceran Dik Marti kunder kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci e luftes clirimtare qe ai drejtoi bashke me shoket e tij nuk eshte vetem kunder tyre por ndaj te gjithe neve. Ai eshte shprehje e nje konspiracioni te vazhdueshem te zotit Marti kunder shqiptareve te Kosoves dhe shqiptareve si komb ne pergjithesi.
Ne fakt nuk ka qene konspiracion vetem i tij por edhe i zonjes Karla Del Ponte me te cilen ai ka
bashkepunuar ne cilesine e prokurorit.
Ky konspiracion mbeshtetet mbi nje themel te dobet sic eshte shpikja e ish-hetueses se Gjykates se Hages per Krime Lufte Karla Del Ponte per ekzistencen e te ashtuquajtures Shtepi e Verdhe ne veri te Shqiperise.
Raporti ne fjale madje ka referenca per hetimin e nisur prej saj ne Kosove dhe deshtimin e ketij hetimi. Shpikja sensacionale e zonjes Del Ponte nen ndikimin e kuzhines mjeshterore serbe per te fabrikuar fakte ku sipas te ciles ne ate shtepi
behej trafikimi i organeve te te ashtuquajturve rober lufte serbe eshte zhvleftesuar nga koha dhe nuk eshte provuar asnjehere.
Madje une kam informacion se libri i zonjes Del Ponte ku permbahen keto akuza eshte bllokuar nga autoritetet zvicerane pikerisht ne prag te shperndarjes se tij.
shte provuar shkencerisht se trafiku i organeve kerkon kushte te caktuara qe smund ti plotesonte shtepia e fshatarit te thjeshte shqiptar qofte ajo ne Diber qofte ne Fushe-Kruje.
Mesaduket zoti Marti nuk e pranon kete deshtim te bashkeqytetares se tij. Ai e ka mbeshtetur mbi kete shpifje te paprovuar asnjehere akuzen e tij ndaj kryeministrit te Kosoves dhe ne pergjithesi gjithe luftes se drejte te Ushtrise lirimtare te Kosoves.
Ky raport synon te zhvleftesoje punen e organeve hetimore te pranise nderkombetare ne Kosove.
shte e cuditshme sesi nje njeri i vetem qe perfaqeson Keshillin e Europes pa mjete investigative te arrije te kryeje nje hetim kaq specifik me mire se te gjithe organet e specializuara.
Madje te kaperceje ne aftesi dhe punen e zonjes Del Ponte qe ishte ne krye te nje organi te specializuar.
Ky raport mbeshtetet mbi te dhena por jo mbi fakte jo mbi prova. Ky element e ben ate nje raport me frymezim politik dhe jo profesional.
Perfundimi dhe berja publike ne nje gazete britanike me frymezim te majte e rezultateve te stisura te ketij raporti ne kohen kur ne Kosove perfunduan zgjedhjet tregon akoma dhe me qarte per nje frymezim politik te ketij raporti.
Shpallja e ketij raporti kur Kosova do te ulet per bisedime me Serbine synon qe te dobesoje pozicionin negocial te pales shqiptare ne keto bisedime imazhin e saj. Ky eshte nje argument tjeter pse te pakten frymezimi i zotit Marti eshte politik.
Spo supozoj dhe per elemente te tjere ndikimi te pales serbe tek zoti Marti. Pala serbe eshte e njohur per teknikat e saj lobuese korruptuese per te fabrikuar fakte ne mediat boterore gjate luftes se Kosoves apo dhe me pare. Ndaj asgje nuk duhet te jete e cuditshme.
Ky raport eshte mbeshtetur me se shumti ne gjetjet e prokurorise serbe. Edhe ky eshte nje moment qe qarteson frymezimin politik te pales serbe.
Ky raport ka frymezim politik te qarte dhe nga pjesa argumentuese e tij. Ai ka bere te vetat te gjithe argumentet e kuzhines serbe kunder shqiptareve.
E ashtuquajtura udheheqje e moderuar serbe nuk ka arritur te kaperceje mentalitetin e shoqerise se vet dhe ti kerkoje ndjese popullit shqiptar per krimet e kryera. Dhe ne ndihme i vijne pikerisht fabrikime te tilla sipas te cilave dhe shqiptaret kane kryer krime monstruoze mbi serbet dhe se e keqja ka dy ane jo vetem nje. Edhe ne historine e popullit cam ka momente te ngjashme kur ata qe kryen krime mbi ta tentuan ti perbaltin me krime te shpikura te kryera ne menyre kolektive. Teoria e barazimit te kriminelit me viktimen eshte e njohur ne historine e krimeve.
Me cilesine e anetarit te Asamblese se Keshillit te Europes si kryetar i nje partie si Partia per Drejtesi dhe Unitet qe ka ceshtjen kombetare ne themel te saj une e denoncoj raportin si raport me frymezim politik me qasje sensacionale i pathemelte dhe antishqiptar.
Zoti Marti madje eshte i njohur per qendrime te tilla me pare ne cilesi te tjera.
Ne librin autobiografik te politikanit kosovar Bexhet Pacolli percillen momente nga vizita pompoze e Martit i rrethuar me police bodigarde te shtetit te vetne Kosove.
A eshte serioz ky njeriVertet beson se mund ta ktheje rroten e historise mbrapshtVertet beson se sot mund te perlyeje shqiptaret me krime monstruoze Vertet beson se qenka me i zoti se gjithe policite europiane dhe perendimore qe jane te pranishme ne Kosove
Ne kete raport prej mitomani ka shumecka antishqiptare. Ndaj reagimi ndaj tij eshte gjeja e duhur qe mund te bejme.
Reagoi dhe zoti Tadic me njelloj kujdesi sepse do te kuptohej qarte sintonia serbe me raportin e Martit ndaj kete duhet ta bejme dhe ne. Reagoi dhe prokuroria serbe sipas te ciles raporti provon drejtesine e hetimeve te saj. Une besoj fuqimisht se Keshilli i Europes do ta hedhe poshte kete krijim kete fabrikim pervers dhe antishqiptar qe nuk fyen Hashim Thacin apo qeverine e Kosoves por mbare kombin tone.