Thagma/ Ja si Dik Marti nga prokuror u bë promovues i drogës
Të gjithë e dinë se Dik Marti ka lindur në Zvicër në vitin 1945, i martuar me Gabrielën, me të cilën ka tre vajza. I diplomuar në 1977 për Jurisprudencë me sprovën me titull: “Roli dhe kompetenca e gjykatës zvicerane në zbatimin sanksioneve penale”.
Mirëpo jo të gjithë e dinë se Dik Marti ka qenë prokuror i kantonin helvetik, Ticino. Ka fituar shumë dekorata për punët e tij. Në fillim si prokuror i zellshëm dhe më pas si studiues për të drejtat e njeriut, ka qenë në mision njohës në një sërë vendesh të botës si Guatemala, Ruanda, Siri,Kili, Nigeri, Kubë, Afrikë e Jugut, Sri Lanka, Butan, Rumani, Bullgari, Çeçeni, Kongo, Mali, Ingusheti, Dagestan, etj. Në vitin 1999 ai është vëzhgues në Iran por thirret me urgjencë për të Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të tribunalin kundër krimeve bë Jugosllavi. I zgjedhur deputet me socialistët zviceranë dhe senator me partinë radikale.
Në vitin 2000 ai është në Amerikën Latine, në Guatemala për shpenzimet e tij për studime në burgjet e këtij vendi, ku pjesa më e madhe është e dënuar për drogë. Dhe këtu ndryshon komplet ide për narkotikët. Nga prokuror i ligjit kthehet në një aktivist i flaktë i promovimit dhe legalizimit të drogës. Pa dyshim Dik Marti është një personazh estrovers për sa i përket doktrinës së narkotikëve. Ai ka një teori të çuditshme, thotë se historia e njerëzit nuk ka ekzistuar pa një shoqëri të lirë të drogës. Me propozimet e tij pro liberalizimit të drogës parashtron mundësinë e rritjes së numrit të toksiko-dipendentëve, pasi ndalimi me ligj i drogës shton numrin e krimeve. Mesazhi i lëshuar në eter përgjatë këtyre viteve nga z. Marti është blerja e drogës në farmaci ose në qendra tregtare. Ai thotë se shteti mund të fitojë lek më shumë duke e shitur sesa duke e ndaluar. Një logjikë kaq cinike rrezikon të zhdoganojë mesazhin se droga mund të kontrollohet me ligj. Dhe se kokaina dhe heroina nuk sjellin dipendencë.
Në 2010 ka qenë njëkohësisht për vizitë dhe punë studimore në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Ceceni, Ingusheti, Dagestan, Kaukazin Jugut, në Kongo, Uzbekistan, Turkmenistan. Më këtë udhëtime në 363 ditë Dik Marti është turisti më i madh i kontinentit europian. Ai pjesën më të madhe të kohës së tij e kalon duke mbushur dhe zbrazur valixhe dhe jo duke hetuar krime. Sepse si prokuror duhet ta dijë se për të ndjekur një çështje nuk duhen vetëm 3 ditë, por vite të tëra punë, dokumentime, fakte, prova dhe jo marrja e raporteve të stisura për qëllime okulte nga shërbime të devijuara.
Çdokush prej nesh e ka të vështirë të kuptojë se Dik Marti që udhëton në 10 vende të ndryshme brenda vitit, po me 10 çështje të rëndësishme mund të ketë kapacitetin intelektual dhe aftësinë gjykuese për të përpiluara raporte aq delikate për të ardhmen e qytetari, apo të një vendi. Dik Marti nuk është një super-hero që ka aftësi të pazakonta në hetimin e të vërtetave. Ai thjesht përpilon raporte nga dokumente të stisura nga shërbime të devijuara për qëllime gjeo-strategjike. Është e lehtë të ngresh gjykime pas opinioneve. Por kur opinionet janë mbi opinione asnjëherë e vërteta nuk mund të vërtetohet. Pa prova faktike çdo raport i paraqitur për votim është i kompromentuar në propagandimin e opinioneve dhe jo zbulimit të së vërtetës. Metodologjia prej hetuesi ka si parim prova dhe dokumente të dorës së parë, dhe jo opinione që mund të gjenden nga operativë Wikileaks-i.