E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzimi i Asad, Netanjahu: Një ditë historike për Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e quajti një “ditë historike për Lindjen e Mesme” rrëzimin e regjimit të Asadit në Siri. Ai theksoi se ky ndryshim politik krijon mundësi të mëdha për paqe dhe stabilitet, por përmban gjithashtu rreziqe serioze për rajonin.

“Kjo është një ditë historike për Lindjen e Mesme. Rënia e regjimit të Asadit, tirania në Damask, ofron mundësi të mëdha, por gjithashtu është e mbushur me rreziqe të mëdha. Ne dërgojmë një dorë paqeje për të gjithë ata përtej kufirit tonë në Siri: për druzët, për kurdët, për të krishterët dhe për myslimanët që duan të jetojnë në paqe me Izraelin”, tha Netanjahu.

Rebelët sirianë kanë rrëzuar regjimin e Bashar al-Asad pasi hynë në kryeqytet duke e shpallur Damaskun e “lirë” dhe presidentin Bashar Al-Asad në arrati.

Pas një ofensive të shpejtë, rebelët kanë arritur të hyjnë në Damask dhe të deklarojnë fundin e sundimit autoritar të Asadit, i cili ka zgjatur 24 vjet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›