E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzimi i Berishës, interes kombëtar!

Berisha per veshesh (1)Nga Novruz Zejnati

Këto 2-3 vjetët e fundit regjimi i Sali Berishës dhe i grupit të tij, e kanë dëmtuar shumë pamjen e Shqipërisë në Evropë dhe në botë. Pushteti, shteti shqiptar, Shqipëria, nuk perceptohen sot në Evropë dhe në SHBA-të si një pushtet, si një shtet bashkëkohor, por si një parashtet, si një parashtet anakronik, i tejkaluar tashmë edhe në vendet e tjera ballkanike. Demokracia e Sali Berishës perceptohet si e ashtuquajtur demokraci rurale!  Pas 23 vjetësh demokraci Shqipëria ka një pushtet anakronik, primitiv, autokratik, sepse vendi ynë në të vërtetë vazhdon të jetë i sunduar nga një parti (PD), madje prej një njeriu, Sali Berisha.

Udha dhe aspirata e shqiptarëve për tu bërë një ditë një vend perëndimor si gjithë Evropa, ka shumë gjasa të jetë e shënjuar nga një karakteristikë e fortë deperëndimizmi kronik me burime dhe ndikime të brendshme, por edhe me nxitje e legjitimim transnacional. Shpeshherë këtë kaos, nxitje dhe legjitimim të çakërdisë politike të brendshme në Shqipëri e shkaktojnë vetë institucionet europiane dhe partnerët e mëdhenj ndërkombëtarë perëndimorë, të cilët kur i aviten rastit shqiptar, pësojnë zaptim të gjymtyrëve institucionalë, politikë, strukturorë, ligjorë dhe ekonomikë, nga ngërçi i deperëndimizimit spontan. Kriteret dhe indikatorët mbi të cilët perëndimorët na vëzhgojnë, bashkëpunojnë apo partnerizojnë me Shqipërinë tonë, janë kaq jodomethënëse dhe kaq jojetësore në realitetin politik, saqë vetvetiu takojnë më parë rënien, deformimin, joefektivitetin dhe zbehjen e tyre, sesa ngjizje demokracie lirindërtuese dhe ndikimin për ngritjen, inkurajimin dhe formimin e shtetit të së drejtës, institucioneve të pavarura të cilat të jenë në shërbim të qytetarit dhe jo qytetari në shërbim të tyre. Shoqëria shqiptare ka mungesë përgatitjeje dhe terreni për demokraci apriori, për shkak të trashëgimive të forta të së shkuarës. Në krye të shtetit janë sekretarët e partisë, e bijtë e tyre si Sali Berisha. Mentaliteti i tyre është komunist. Ata e duan pushtetin se vuajnë nga sindroma se çdo të bëhet me pasurinë time po të mos jem në pushtet? Sali Berisha, banda që ai drejton është lidhur me mafien, vret policët, njerëzit që luftojnë mafien, krimin, korrupsionin, të cilën e ka futur në sistem. Ky këndvështrim plotëson një shpjegim logjik vetëpërmbushës, sipas të cilit një vend si Shqipëria ka udhë të gjatë, me pengesa të mëdha, drejt demokracisë, ngaqë klasa politike ka mentalitet dhe kulturë të gabuar, ajo është këmbëkryq në çdo qelizë funksionale të shoqërisë dhe kultura e drejtë i ka shanset shumë të vogla për të ngritur kokë, pikërisht për shkak të mungesës së demokracisë. Pa shtet të së drejtës, pa institucione të pavarura, nuk ka demokraci. Kështu që në dallim nga vendet e tjera post-komuniste, për rastin e Shqipërisë, me realitetin e shtetit të dobët nuk bëjmë asnjë gabim ta pranojmë në paqe si një kualifikim të vërtetë. Dobësia e shtetit, si një tipar i politikës shqiptare, ka dy përmasa të ndryshme. Së pari, dobësia nënkupton shtrëngesa dhe pamundësi të mëdha në kapacitetet e shtetit. E thënë me fjalë më të qarta, monopoli i shtetit për ushtrim të autoritetit, instrumenteve dhe mekanizmave të tij të ligjshme është i gjymtuar, i sabotuar për shkak të konkurrencës që bëjnë aktorë jo shtetërorë (disa prej të cilëve deklarojnë se janë vetë shteti). Së dyti, por jo me më pak rëndësi, shteti i dobët nuk mundet të afrojë dhe sigurojë parimet e shtetit të së drejtës apo sundimit të ligjit, tek e fundit nuk mundet as ti inkurajojë apo përforcojë këto parime, edhe pse shumë politikanë të tipit S. Berisha shpallin slogane të tipit: do të vendosim diktaturën e ligjit, do mbrojmë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, etj, etj.

Ndaj dhe përdorimi i etiketimeve të ndryshme për ti përshkruar këto fenomene të vërejtura në vendet ish-komuniste dhe posaçërisht në Shqipërinë tonë, sikundër: oligarki, feudalizëm, bajraktarizëm, gangsterizëm, apo basizëm, etj, është vetëm nënvijëzimi i rëndësisë që kanë këto veçori të para si realitet jetësor në këto vende.  Nëse shteti i së drejtës, sundimi i ligjit është i dobët, apo nuk do të ekzistonte fare, si p.sh. rasti i rënies totale të shtetit, kur ra regjimi i vjetër komunist në vitet 1990-1992, rasti tragjik i vitit 1997 dhe rasti famëkeq i rënies disaorëshe i shtetit më 14 shtator 1998, ai menjëherë mbushet e plotësohet apo zëvendësohet nga sundimi arbitrar. Nëse gjykatat e kanë të pamundur të zbatojnë vendimet e tyre për çështjet e adresuara ligjërisht në to, atëherë konfliktet vetvetiu zgjidhen nëpërmjet sipërmarrjes së dhunshme të vetëgjyqësisë. Kryeministri shqiptar dhe qeveria që ai drejton nuk njeh shtet, president, gjykata, prokurori, institucionet e pavarura; shteti, ligji, pushteti është Saliu.

Në shtetin e së drejtës që kërkojmë të ndërtojmë, me këtë person nuk mund ta ndërtojmë. Qeveria asnjëherë nuk ka dhënë e nuk jep llogari para parlamentit.

Atëherë procesi i vendimmarrjes nuk varet nga përfaqësuesit e popullit, por nga radhët e ngushta pranë familjes apo oborrit të liderit, qoftë ky i djathtë apo i majtë, në qeveri apo në opozitë. Nëse partitë politike janë të paafta për të ndërlidhur elitat me masat, atëherë funksionet vendimmarrëse dhe politikbërëse do të kryhen nga makineria politike e bazuar në klientelizëm.

Shqipëria post-komuniste është e tejmbushur me shembuj të të gjitha elementëve të mësipërme. Qartësisht nga kjo mazhorancë, këtu po ndodh gradualisht rivendosja e kapaciteteve të shtetit pa i dhënë fare jetë e krahë shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, gjë kjo që nuk sjell aspak mbizotërimin e institucioneve formale në vend. Teoritë e demokratizimit, me ndonjë përjashtim të rrallë, prej një kohe të gjatë e kanë të nënkuptuar ekzistencën dhe domosdoshmërinë e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, ose si vetvetiu, ose si të instaluar nga ndikimet e jashtme gjatë procesit të tranzicionit, për shkak të integrimit evropian, internacionalizmit apo globalizmit. Përsëri në rastin e Shqipërisë post-komuniste eksperienca është e veçantë në respekt të të gjithave sa më sipër, sepse:

1.- Trashëgimia komuniste (elita e klasës politike me mentalitet komunist), ka zhvilluar një mbizotërim të qëndrueshëm dhe të fortë të institucioneve informalë, qoftë në nivelin e vendimmarrjes dhe politikëbërjes, qoftë edhe në nivelin e jetës së përditshme të një qytetari të zakonshëm.

2.- Ndikimi i ndërkombëtarëve, sidomos i institucioneve të BE-së, për lindjen dhe përforcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe në ndërtimin e institucioneve formale, ka qenë shpeshherë kontraversal, dygjuhësh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›