E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzimi i avionit amerikan, difekt teknik

Ka qënë një defekt teknike, ai që ka rrëzuar avionin luftarak amerikan në Libi. Kështu kanë deklaruar autoritet ushtarake amerikane, të cilat kërkonin të shuanin dyshimet e një goditje të mundshme me kundra ajror, nga forcat e Gadafit. Sipas tyre edhe dy pilotët janë mirë dhe janë në duart e forcave ushtarake amerikane, jashtë Libisë.
 

Ndërkohë Franca ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj kundër marrjes së komandos së operacioneve ushtarake nga NATO. Yves Boyer, një zyrtar francez ka shpjeguar se sulmet u ndërmorrën si inisiativa individuale të shteteve të ndryshme, dhe jo si anëtare të Natos.
 

"Komandoja mund të jetë e alencës mes Francës dhe Britanisë, apo mes koalicionit të vendeve të Europës dhe as e Francës apo Britanisë", sqaroi Boyer. Ndërsa Parisi ka mohuar në mënyrë absolute në ndërmarrjen e sulmeve tokësore.
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i Natos Anders Fogh Rasmussen, ka konfirmuar se Nato, ka vendosur që të lancojë një operacion për të imponuar embargo të armëve drejt Libisë.
 

Spanja ndërkohë ka miratuar në parlament propozimin e Kryeminstrit Zapatero, për dërgim të trupave ushtarake ne Libi. Me 336 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, Spanja ka formalizuar kështu këtë vendimin, edhe pse avionet ushtarakë spanjollë kishin patrulluar, që nga nisja e sulmeve të koalicionit, në qiejt e Libisë. Por kryeministri turk Taip Erdogan ka deklaruar se Turqia, si anëtare e NATO-s, nuk do të marrë pjesë në aksionet ushtarake në Libi.
 

"Mirëqenien e popullit të Libisë dhe paqen e brendshme në vend ne i shohim si objektiv primar. Përpjekjet tona vazhdojnë drejt këtij qëllimi. Turqia kurrë nuk do të jetë palë që drejton armët kah populli libian", deklaroi Erdogan.
 

Ndërsa Rusia dhe Kina ka kënë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Libi. Ministri rus i Mbrojtjes, Anatoli Serdiukov gjatë një takimi në Moskë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates deklaroi se nevojiten bisedime politike për të zgjidhur situatën e rënduar në Libi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›