Ushqime të helmuara në Japoni

Autoritet japoneze janë të shqetësuara lidhur me shpërndarjen e ushqimeve të helmuara edhe përtej kufijve të vendit, pasi shenja të radioaktivitet janë shënuar edhe në ujin e detit.
Kompania e cila administron impiantet nukleare Tepco, ka njoftuar nivele të larta të elementëve të radioaktivitet, në ujin e detit të afërsi të reaktorëve. Por sipas tyre, shifrat nuk janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
"Nuk do të ketë një impakt të menjëhershëm tek shendeti i njeriut. Por nëse situata do të vazhdojë me keto rritme, atëeherë mund të flasim për pasoja" deklaroi sekretari i shefit të kabinetit Yukio Edano.
Impakti që kato nivele të radioaktivitetit të kenë në jetën nën-ujore mbetet e paqartë. Prania e jodit Radiokativ në ujin e detit rreth 100 metra nga bregu , shkonte në nivele -131, i cili ishte 126,7 herë më i lartë së standartet e vendosura nga qeveria .
Ndërkohë që çështja e ushqimit po bëhet akoma dhe më shqetësuese, pasi zona është zgjeruar edhe më tej nga fillimi i katastrofës.
Qeveria japoneze, ka ndaluar tregëtimin e qumështit në prefekturën e Fukushimas dhe atë të spinaqit në Ibaraki.
Mediat italiane kanë deklaruar se reja e tymit që del nga centrali nuklear i Fukushimas do të mbërrije në Itali ditën e enjte. Por sipas shkencetarëve, niveli i radioaktivitet do të jetë shumë i ulët dhe nuk do të përbëjë rrezik.