E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titulli botëror kalon nga Dimitrenko

Ylli i boksit evropian dhe botëror, Luan Krasniqi, duke folur për duelin e ardhshëm në muajin nëntor me boksierin e njohur rus, Aleksandër Dimitrenko, thotë se kjo është përballje që i hap rrugën për titullin e kampionit botëror në boks. Krasniqi thotë se për këtë titull ka punuar me vite dhe shpreson ta arrijë falë punës së madhe dhe mbështetjes që ka nga familja e tij. Dueli do të jetë interesant, sepse unë dhe kundërshtari im preokupohemi me të njëjtin qëllim: të ngadhënjejmë për të shkuar një hap më tej drejt titullit të kampionit botëror, u shpreh boksieri shqiptar, Luan Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA. Luan Krasniqi thekson se ky vit do të jetë vendimtar për karrierën e tij në boksin profesionist.

-Zoti Krasniqi, disa media gjermane para pak ditësh kanë njoftuar për një meç që do ta keni me rusin Aleksandër Dimitrenkon. Mund të na njoftoni më hollësisht në lidhje me këtë meç?

Luan Krasniqi: “Përshëndetje juve dhe gjithë stafit tuaj dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Po, tashmë një kohë të gjatë janë duke u zhvilluar bisedimet për këtë duel dhe, më në fund, shpresoj se është definitive, se në muajin nëntor do të gjendem në ring me Dimitrenkon. Ky meç është paraparë të zhvillohet në këtë muaj saktësisht dhe se unë këtij takimi i gëzohem shumë, sepse më jep rastin të marshoj drejt qëllimit tim përfundimtar: titullit të kampionit botëror në sportin e boksit. Për këtë titull kam punuar me vite dhe shpresoj se do t’ia arrij, falë punës sime, përkushtimit tim shumë serioz, mbështetjes sime nga familja ime dhe të gjithë miqtë që i kam rreth vetes. Në muajin mars siç dihet ka qenë e paraparë të kesh meçin me rusin Dimitrenko, por për shumë shkaqe ai ka tërhequr këtë meç”.

-Pse ka ndodhur kjo shlyerje në të vërtetë?

“Nuk dëshiroj të kthehem fare në të kaluarën, gjithnjë mendoj për të ardhmen që vjen. Por arsyet si duket, kanë qenë çështjet e marrëveshjes me organizatorin e meçit”.

-A të ka kushtuar shumë kjo vonesë, kur dihet se jeni pretendent numër një për titullin botëror?

“Natyrisht që çdo vonesë kushton, por mbi të gjitha me rëndësi është realizimi i qëllimit tim që e kam. Populli thotë: “Më mirë vonë se kurrë”. Prandaj, edhe pse është shtyrë, Luani është në gjendje jashtëzakonisht të mirë, i përgatitur dhe to të punojë edhe më shumë dhe qëllimit tim do t’i vijë koha dhe dita. Dimitrenko është në pozitën e parë në renditjen WBO”.

-A do të thotë kjo se rusi krenohet me këtë përparësi?

“Ai ka arsye të mburret me sukseset që ka arritur. Në boksin profesionist ka arritur 28 fitore nga 28 meçet e zhvilluar. Por sa do të jetë përparësia e tij në meçin e ardhshëm, mund të flitet pas kësaj lufte, që gjithsesi pritet me interesim. Të them të drejtën, asnjëherë nuk kam folur para meçeve për dobësitë e kundërshtarit apo diçka të kësaj natyre, unë respektoj të gjithë ata që më dalin përpara në ring, gjithmonë e kam pasur si parim që, nëse një boksier mendon se do më dalë përpara në ring, atëherë ai e ka kuptuar seriozisht se çka do të duhej të bëjë. Prandaj, edhe kundërshtari im i radhës sigurisht që më njeh dhe dëshira e tij sigurisht është për të fituar, e tani, dita do të vijë dhe do të shikojmë. Me rëndësi, dhe kjo është edhe rregull sportiv, është se duhet respektuar me të gjitha normat kundërshtari. Shumë boksierë kanë folur gjëra të ndryshme para meçeve nëpër konferenca për shtyp, por gjithë ata që kanë folur, e kanë gjetur dorën poshtë të mundjes, pra nuk shikohet fjala, por shikohet angazhimi dhe puna e madhe që duhesh të bësh për meçe të kategorisë së rëndë”.

-A do të jetë duel i vështirë për ju dhe sa e njihni kundërshtarin tuaj?

“U thashë edhe më lartë: çdo kush që e ka menduar dhe që vendos të hyjë në ring për tituj dhe sidomos për të arritur titullin i pari në botë, atëherë ai i ka qëllimet e veta dhe formulat e veta të organizimit. Dueli do të jetë interesant, sepse unë dhe kundërshtari im preokupohemi me të njëjtin qëllim: të ngadhënjejmë për të shkuar një hap më tej drejt titullit të kampionit botëror. Dimitrenko përndryshe është një boksier intensiv, i shpejtë dhe i përgatitur mirë. Këto shkathtësi të tij janë të rëndësishme, megjithatë për mua nuk paraqesin problem serioz, sepse përvoja ime nga duelet me boksierët me renome botërore, më mundësojnë përballjen me sukses në luftën që më pret. Luftërat i kam pritur dhe i pres seriozisht, sepse kështu e ka boksi, po punove seriozisht, atëherë suksesi gjithsesi vjen. Edhe forca, edhe zemra kur të bashkohen së bashku, si dhe guximi e shpirti, atëherë të japin edhe më shumë freski, por kur dëgjon edhe mijëra bashkëkombës nga e gjithë Evropa duke më përkrahur, sinqerisht emocionet janë shumë të mëdha dhe i përshëndes edhe njëherë të gjithë ata që më kanë përkrahur, si nga diaspora, ashtu edhe nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare”.

-A jeni i gatshëm të përballeni me Dimitrenkon?

“Natyrisht që po. Unë asnjë çast nuk i kam ndërprerë përgatitjet dhe se ndodhem në formë tejet të mirë që më garanton suksesin që synoj. Përgatitjet e mia janë në formën më të mirë të mundshme dhe gjithnjë jam duke punuar me seriozitetin më të madh, pra siç e përmenda, të arrijë qëllimin tim që e meritoj dhe shpresoj se do t’ia arrij”.

-Gjatë një interviste të mëhershme që e kemi pasur patët deklaruar se, nëse do ta kishit përballë Kliçkon ishte punë jo e vës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›