E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit, tensionohet marrëdhëniet Turqi-Siri

Turqia ka deklaruar se do ti përgjigjet me vendosmëri sulmit sirian që rrëzoi një avion turk dy ditë më parë në një kohë kur operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojë për gjetjen e dy pilotëve të zhdukur.
 

Presidenti turk Abdullah Gul tha se qeveria turke nuk mund të injorojë faktin se Siria ka goditur një avion turk dhe se gjithçka do të hetohet.  "Kjo tërësisht duhet të zbardhet. Pa dyshim se një gjë e tillë nuk duhet të anashkalohet. Tani përpiqemi të përcaktojmë vendin e saktë të rrëzimit të aionit dhe më pas do i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme",tha Gul .
 

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë janë tensionuar kohët e fundit pas kryengritjeve kundër presidentit Bashar al Assad dhe qëndrimit të Ankarasë.  Presidenti Gul tha se po zhvillohet një hetim që do zbulojë nëse avioni ishte goditur në hapësirën ajërore turke apo atë sirianë.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare thonë se qeveria turke është duke e trajtuar humbjen e avionit shumë seriozisht, por edhe me kujdes të madh. Pavarësisht zemërimit publik mbi vuajtjet e civilëve në Siri, Ankaraja ka qenë shumë e gatshme të marrë në konsideratë ndërhyrjen ushtarake, thotë korrespondenti i BBC-së. Por sipas tij kjo nuk do të thotë që një përgjigje ushtarake ndaj këtij incidenti mund të jetë larg. Ditën e shtunë, një avion "F-16" me dy pilotë në bord u qëllua nga sistemet mbrojtëse siriane, pasi shkeli hapësirën ajrore të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›