E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama ose kur klani i ndertimit vendos


Kur z. Rama do te vinte ne krye te Partise Socialiste ne nje kohe mjaft te keqe per kete te fundit fill pas humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme te 2005-s do te premtonte jo vetem nje Parti Socialiste tjeter me ide te reja e njerez te rinj por do te premtonte ne pergjithesi edhe nje politike tjeter. Mirepo jo vetem qe nuk beri ndryshe brenda partise qe iu dha per ta drejtuar por gjithashtu krijoi edhe disa precedent mjaft te rrezikshem pergjithesisht ne politiken shqiptare.

Ai jo vetem nuk mundi te ishte mbi palet klanet etj. por njekohesisht u be pale me klanin me te forte dhe me te rrezikshem qe drejton pergjithesisht politikat e PS-se klani i ndertimit. Gjithashtu kjo filozofi drejtimi duke qene e zhveshur prej cdolloj ndjenje idealesh miresie... etj. duke mos pasur asnje rregull kanun apo ligj eshte gati qe gjithcka perreth vetes ta vendose ne funksion te interesave te tyre te ngushta klanore. Kuptohet se pikerisht drejtuesi i ketij klani mafioz dhe mjaft te dyshimte per menyrat e sigurimit te te ardhurave te bizneseve te tyre eshte pikerisht z. Rama.

Kjo filozofi klanore mafioze dhe shume e rrezikshme per te ardhmen evropiane te vendit nxori ne shesh ne 21 janar turma te hardallosura dhe te cekuilibruara te cilat si mish per top dhe pa e ditur se si po i sherbenin vetem ketij rrjeti merimange mjaft te ngushte dhe kurrsesi ndonje interesi jetik per vendin sepse mendesia mafioze eshte e njejte ajo do qe me cdo mjet te arrije te shtjerre ne dore pushtetin e si rrjedhoje ekonomine.

Kontrasti i madh midis 21 dhe 28 janarit eshte treguesi me i qarte se kur klani vendos per te pasur dhune dhe te vdekur atehere pjesetaret e klanit mafioz te ndertimit qe ka marre aktualisht peng partine me te madhe te opozites jane ne krye te turmes e paguajne ate e nxisin e drejtojne shume keq e shtyjne drejt vetasgjesimit shkaterrimit total. Kjo per arsye se turma turme eshte edhe pse nuk dua te justifikoje per asnje moment kete shtrese te shoqerise me te cilen jo vetem qe nuk kam asnje gje te perbashket por njekohesisht kam po aq neveri sa z. Rama shprehte po ashtu per ta ne shkrimet e tij te dikurshme.

Eumlshte pikerisht kjo filozofi klanore dhe e rrezikshme e cila nxjerr popullin ne rruge dhe pasi e ka thirrur ne demonstrate fshihet ne fund merr rolin e spektatorit dhe nuk ndermerr qofte edhe nje aksion politik pergjate demonstrates per te ndaluar pergjakjen e protestuesve ngase ne filozofine mafioze dhe klanore ekzistojne vetem rregullat e xhungles asgjesimi total i armikut. Kjo edhe per arsyen tjeter se pikerisht keta te dehur nga pasurite perrallore te tyre kane humbur cdo lloj lidhjeje cdo lloj ndjeshmerie njerezore me realitetin njerezit por edhe me politiken ne te cilen nuk ka armiq per jete a vdekje por vetem kundershtare ne ide dhe mendime te ndryshme ose te kunderta.

Pikerisht Shqiperia e sotme jeton midis dy optikave nje optike normale te perditshme qe e jeton dhe e perjeton cdo qytetar i ketij vendi te cilen e konfirmojne perdite dhe me shume edhe deklaratat e nderkombetareve nese do te pranojme se nderkombetaret shpeshhere me te drejte kane qene fatthenes per te ardhmen e ketij vendi dhe nje optike tjeter optikes se ketij klani uzurpues te partise me te madhe te opozites qe drejtohet aktualisht dhe fatkeqesisht nga Edi Rama.

Optika e Shqiperise se sotme shihet nga njera ane nga ambasadori i ambasades se ShBA-ve ne Tirane z. Arvizu i derguari i KE-se Lajcak dhe zevendesndihmessekretari i Shtetit Kantrimen dhe nga ana tjeter nga spiralja e rrezikshme e babezise per te shtire ne dore pushtetin dhe ekonomine e vendit qofte duke pasur edhe mbi 13 mije viktima ne vend te 3 viktimave.

Shqiperia e sotme eshte midis dy zgjedhjeve o te ndjeke rrugen normale demokratike dhe te respektit ndaj institucioneve legjitime te ketij vendi ose te merret peng nga biznesmenet e ndertimit sot te veshur me imunitet dhe petkun politik te cilet per nga pasuria dhe te ardhurat ia kalojne te ardhurave te protestuesve edhe te 21 edhe te 28 janarit se bashku.

Shqiptaret duhet te zgjedhin midis imazhit te CNN-it ku Shqiperia renditej si nje nder destinacionet turistike per vitin e saponisur ose imazhin artificial te krijuar ne nje dite me diell nga pjesetaret e klanit mafioz te ndertimit ku e gjithe media nderkombetare do te paraqiste Shqiperine ashtu si kurre ajo nuk kishte qene ndonjehere te pakten prej 13 vitesh.

Klani i ndertimit ne beton ka nje simetri te frikshme dhe te rrezikshme madje tragjike kur konvertohet ne klanin e politikes hon.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›