E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror i shtetit apo ndaj shtetit

Te gjithe perjetuam me shqetesim pasojat e atentatit qe iu be themeleve te shtetit nga nje pjesez e shthurur e atyre qe pretendonte se godiste shtetin ne emer te gjithe popullit opozitar edhe pse nuk i perfaqeson ata as ne mentalitet dhe aq me pak ne moral. Populli i sotem opozitar ka qene dhe mbetet pjesa me e moralshme dhe qytetare e gjithe shoqerise sone. Ata per vite kane qene modeli se si shtetasi duhet te sillet ne nje shoqeri me ligje demokratike. Ndaj nuk kishin si te pajtoheshin me sjelljen dhe veprimet terroriste qe u vune ne jete nga nje grup vandalesh te llojit me te rendomte. Populli opozitar e braktisi kete koncept dhune ekstreme dhe i distancuar asistoi ne mesymjen ndaj kryeministrise qe tentoi hordhia e cartosur. Kishim vite pa pare krijesa te tilla te cilet shfaqen veprime te nje egersie te paimagjinueshme duke bere qe policet te dukeshin si qengja te bute e te pambrojtur te rrethuar nga nje kope ujqerish te eger qe i sulmonin pa meshire duke dashur ti copetonin. Hunjte e medhenj te drurit qe gjoja sherbenin per te mbajtur pankartat kercisnin mbi kokat dhe mburojat e dobeta plastike te policeve ashtu si bresheri i eger kur perplaset mbi llamarinen e cative. Me pas situata precipitoi ne nje gjendje edhe me te mjere e te rrezikshme. Filluan tu vinin flaken shume makinave dhe guxuan te shkonin deri aty sa sulmuan deren e oborrit te kryeministrise me ane te nje makine per te cilen nder te tjera u dyshua se ishte e mbushur dhe me eksploziv. Nuk dihet sa e vertete eshte kjo pasi per kete nuk jane shprehur ende institucionet kompetente por gjithsesi shperthimi i deres dhe hyrja e makines ne oborr eshte me se e mjaftueshme per te kuptuar gjendjen e rende psikologjike ne te cilen ndodheshin njerezit brenda territorit te Kryeministrise. Ajo qe ndodhi me vone eshte tragjike e dhimbshme e qortueshme. Nuk duhet te ndodhte kurrsesi.

Por a do te ndodhte kjo nese dera e kryeministrise nuk do te shperthehej me nje makine apo sulmi nuk do te ishte aq violent dhe i pajustifikuar Pse u be kjo tentative Cfare donin te realizonin ata qe shperthyen deren e kryeministrise Mos valle donin te hynin ne godine dhe ti vinin flaken si bene me makinat A do te lejonte kushdo shtet ne Evrope te prekej institucioni i kryeministrise se vete nga vandale te eger Cfare do te ndodhte nese dikush do te tentonte te shperthente me nje makine deren e Elizeut presidenca franceze te Buckingam Palace rezidenca mbreterore britanike te Palazzo Montecitorio Parlamenti italian apo Palazzo Chigi Kryeministria italiane. Te jeni te sigurt se rojet do te vepronin ndaj kujdo do te tentonte te cenonte keto hapesira territoriale te vecanta dhe kjo bazuar ne ligjet specifike te percaktuara duke pasur parasysh keto raste. Institucionet shteterore si Presidenca Kryeministria Parlamenti jane simbolet e shtetit. Nese ato sulmohen kjo do te thote se vete shteti eshte sulmuar. Imagjinoni nese ata qe shperthyen deren te hynin brenda dhe te shkaterronin Kryeministrine se cfare situate do te krijohej. Cfare imazhi dhe perceptimi do kishin gjithe njerezit. Te jeni te bindur se brenda nje ore do fillonin te dilnin perseri grabitesit me maska ne jug dhe veri te dheut tone Ame amp Ate . Mos kujtoni se ata jane zhdukur si fenomen apo kane hequr dore Jo thjesht shumica prej tyre kane fshehur masken e Zorros ne senduk duke pritur me padurim diten kur do ta vene prape ne koke dhe do dalin rrugeve per te grabitur makina e autobuse ashtu si kusaret e shekujve te shkuar grabisnin karvanet. Ja populli im i shtrenjte kjo situate do te ishte krijuar nese perdhosej kryeministria. Disa nga ata qe fatkeqesisht drejtojne sot opoziten dolen e thane se kryeministria duhet te sulmohej sepse brenda mureve te saj qendron nje kryeminister ilegjitim qe nuk meriton te jete aty. Ore krijesa te Zotit Nuk e kuptoni apo beni sikur nuk e kuptoni qe shteti nuk eshte nje park lojerash ku ju te eksperimentoni cfaredo ideje qe ju pjell mendja sado e cmendur mund te jete. Te sulmosh kryeministrine nje nga institucionet kryesore te vendit vetem se nuk te pelqen kush eshte per momentin ne drejtim te saj O krijesa te Zotit Nuk e kuptoni apo beni sikur nuk e kuptoni se kryeministria nuk eshte prone as e njerit dhe as e tjetrit. Ajo eshte prone e shtetit shqiptardhe per rrjedhoje e shtetasve te vet. Ajo eshte imazhi kombetar dhe nderkombetar i shtetit tone. Nese ajo sulmohet eshte sulmuar kombi yne vete shtetasit e vet.

Mund te kuptohet se per shume shqiptare kjo gje nuk eshte perceptuar ne kete menyre sepse ne ende vuajme mosnjohjen dhe per rrjedhoje mos implementimin e koncepteve te demokracise. Demokracia fillon nga paprekshmeria e institucioneve. Ne duhet te mesojme dhe mesohemi njehere e mire se institucionet e shtetit jane te shenjta dhe nuk mund te preken nga askush. Dhe nese ato sulmohen duhet te dihet mire se ekziston gjithe e drejta ligjore dhe morale per ti mbrojtur ato dhe me menyra ne dukje ekstreme. Imazhi vlen me shume se gjithcka dhe ai nuk mund te shkelet nga askush per asnje arsye. Ne duhet te mesohemi me respektimin e parimeve demokratike. Perse duhet te sulmohej serish kryeministria si dikur para me shume se nje dekade Nese ka pakenaqesi ndaj qeverise keto duhet te shprehen ne menyre demokratike dhe jo duke sulmuar institucionet ne menyre barbare. Cfare mesazhi U japim shqiptareve dhe gjithe botes u japim ate qe i dhame. U beme gazi i botes sa tani na krahasojne me Tunizine a thua ne jemi nje vend afrikan me gjithe respektin per Tunizine qe ka nje te kaluar te lavdishme me dikur Kartagjenen dhe Hanibalin i cili beri te dridhej Perandoria e pathyeshme Romake. Kjo qe ndodhi ne Tirane vec shfaqje demokratike nuk ishte. Nuk kishte aty demokraci por anarki. Viktimat u vrane sepse gjithcka ishte pasoje e sulmit ndaj Kryeministrise qe ishte nje veprim i gabuar qe ne nisje. E drejta penale percakton qe nese dikush tenton te hyje ne pronen private me force pronarit - rojes i lejohet qe te veproje dhe duke perdorur arme ne momentin qe i kercenohet prona dhe jeta. Kur kjo vlen per nje prone private per shembull nje shtepi imagjinoni cfare duhet te ndodhe ne rastin e Kryeministrise. Nese do te duhej te perdorej nje logjike e tille per te shfajesuar veprimet e trupave qe mbronin Kryeministrine kjo mund te behej dhe rezultati mund te shikohej. Po nuk eshte se problem calon ketu. Edhe pse nga gjithe ajo katrahure ne fund mbeten te rene 3 viktima kjo nuk perben thelbin e ceshtjes. E them kete pas vihet re se gjithe vemendja eshte perqendruar te ky moment qe eshte i rendesishem dhe serioz dhe si i tille duhet trajtuar me shume kujdes dhe eshte lene mbas dore kembe dhe mendje ai moment qe realisht mund te cilesohet si gjeneza e gjithe kesaj rremuje.

Le tu veme gjerave emrin qe kane.

Kishte dite qe disa sythe te pseudopolitikes nisen te hidhnin ne treg teza me objekt dhunen e paevitueshme qe do te shfaqej nga populli zemeruar qe kesaj here do ti jepte fund gjithckaje. Sipas tyre populli nuk do te duronte me kesaj radhe dhe do te permbyste me force pushtetin grabitqar te poshter kusar barbar zagar. Ndaj keta duke e ditur mire kete nisme kolosale qe do merrte populli nje dite me pas dilnin dhe ua benin me dije dhe gjithe te paditurve te tjere ne bote. Ishin nje lloj tellalli i mesazhit final te popullit mesazh qe nuk ishte as ultimativ por thjesht informativ. Nuk vendoste kushte populli sipas ketyre tellallevepor thjesht bente me dije se nuk do kish me kompromise apo dialog por thjesht nje sulm te befte e te forte duke pasur synim te vetem marrjen e pushtetit pa asnje kushtezim. Edhe labet para se te sulmonin ushtrine armike italiane ne Luften e Vlores te vitit 1920 gjithsesi paten kujdesin dhe zgjuarsine tu dergonin nje ultimatum terheqjeje prej Shqiperise dhe pse te gjithe e dinin se ai ishte formal. Kurse para dates 21 janar tellallet nuk transmetuan asnje ultimatum por thjesht nje lajm qe bente me dije marrjen e godines se Kryeministrise se shpejti pa kerkuar asnje kompromis. Dhe lajmi i perhapur nje dite para ngjarjes te turpit rezultoi shume i sakte. Vertete nje tufe ostrogotesh apo hunesh te koheve tona sulmuan Romen dhe deshen ta bastisnin e grabisnin si Ancestor-et e tyre te dikurshem. Per fat kesaj radhe institucioni nuk u perdhos si ne vitin 1998 sepse u ruajt me sukses dhe ky eshte nje lajm pozitiv. Shqiperia dhe shqiptaret duhet te mesohen qe te respektojne madje te mbrojne institucionet publike sepse ato jane prone e tyre. Jane prone e tyre e ndertuar me parate qe vete kane dhene. Jane buke e pjekur prej miellit te perbashket qe secili ka dorezuar kur i eshte kerkuar. Ndaj nuk mundemi ne te shkaterrojme shtepine tone apo te peshtyjme ne buken e perbashket qe eshte pjekur me miellin tone. Ata te cilet kane bere thirrje per te uzurpuar dhe perdhosur institucionet nuk e duan kombin dhe as njerezit e tij.

Keto krijesa me mendje te turbullta nuk duan as veten e jo me te duan te tjeret. Le te na sherbeje kjo pervoje serish e hidhur si shume qe kemi perjetuar te pakten qe nga periudha e pavaresise ne fillimshekullin e kaluar. Te na sherbeje per te ndryshuar menyren si e mendojme shtetin kombin dhe njerezit. Ne jemi vellezer dhe kemi kaluar se bashku shume sakrifica. Vlerat e mira qe na bashkojne jane shume me teper se ato qe na ndajne.

Ti themi pra urrejtjes dhe percarjes Largohu Te bashkohemi per ta bere kete vend te bukur dhe te begate ashtu sic eshte ne potencialet e tij.

Te punojme dhe jetojme si njerez te civilizuar qe duhet ti japin mend kujtdo dhe jo te jene objekt talljesh e keqardhjesh qe shoqerojne kronikat e turpshme ne gjithe mediat e botes.

Ne mundemi dhe meritojme shume me teper se cfare kemi pasur dikur dhe nuk kemi ende sot

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›