Qeverisje me armët e frikës
Ndoshta më e saktë do të ishte të thuhej: ne nuk qeverisemi. Sot na qeveris frika, një asi frike që nuk e ruan “vreshtin”, domethënë rendin, qytetarin. Ligji, Kushtetuta, morali, nderi e turpi, organet e drejtësisë e policisë komandohen nga një kryeministër që edhe sikur të përvëlohet Shqipëria, nuk dorëhiqet, se i trembet të nesërmes. Kryeministri nuk thirret dot nga Prokurorja e Përgjithshme as për akuzën: pengim të hetimit për vrasjen e tre qytetarëve. Edhe Kryeprokurorja ka frikë, edhe Presidenti i Republikës ka frikë nga një komision parlamentar me mision “gjueti shtrigash”. Edhe Garda, edhe biznesi, edhe investimet publike, edhe Leku kanë frikë. Qeverisjen e sotme e drejton frika; frika e së djeshmes së inkriminuar nakatosur me frikën e nesërme të llogaridhënies; si rezultat ne ma kllaposur kërcënimi tradicional: a do të bëhet vallë Shqipëria një vend demokratik? Frika e shtuar së fundi e bën tablonë më të zymtë, pa rrugëdalje, më të korkolepsur. Nuk ka marrëveshje, kompromis, dialog, krokodil mes armiq! Në se vjen në Tiranë komisioneri Fyle, do ta kuptojë se është i pafuqishëm. Se mosmarrëveshja i jep kuptim dhe motivim politikës së ditës. Se edhe ambasadori amerikan Arvizu ra në grackë e u gjend papritur nën psikozën e frikës së “burrit të shtetit”: mos vallë do të përsëritet 14 shtatori?…Se sulmet ndaj njëri-tjetrit, stimulimi i grindjeve dhe sherreve krijojnë te krerët iluzionin optik të daljes me dinjitet nga ngërçi institucional, edhe pse nuk ka më as “duar të pastra”, as fytyra të ndershme! Ballkan hesap, arnaut-politikë!
Ndërsa qytetarëve ju vra edhe një herë besimi i normalitetit më 21 Janar, tash frika ka ndërruar seli, ka hyrë në qeveri, në zyrën e një kryeministri që natë e ditë shikon nga dritarja e vet jo vetëm të vrarë, po edhe ëndrra me armiq të rrezikshëm, me puçistë që duan t’ia rrëmbejnë pabesisht fronin e më pas të hakmerren… Të viktimizosh veten, sikur bashkë me opozitën destruktive të gjitha organet shtetërore hakaten të të hanë kokën, kjo është shprehje e një frike maksimale nga e nesërmja. Trysnia e një frike të tillë ka paralizuar gjithçka, jo vetëm ministrat, grupin parlamentar, mediat, bisedat e kafeneve, preokupimin e ndërkombëtarëve, po edhe urimin që lipset t’i japim njërit-tjetrit: “pun’e mbarë!”. Se qeveria nuk qeveris më, qeveria bën vetëm propagandë. Ndaj qepenat e dyqaneve dhe bankave tani hapen e mbyllen me frikë: si do të gdhihemi nesër?…Në këtë klimë nuk bën përshtypje as kapja rastësore e dhjetëra tonëve me mish të kalbur në Durrës, destinuar për mishngrënësit shqiptarë, të djathtë e të majtë, indiferentë e protestues! U harrua madje edhe kaseta skandaloze e Priftit, u harrua edhe Çakalli i Fiksit; u nderua si hero gardisti i flamurit dhe gjimnazistja që sfidoi protestuesit me dy gishta; u pritën në zyrë dhe u filmuan disa “kryeministra” adoleshentë me pyetje të gatitura enkas që Berisha të na sqaronte edhe një herë për “situatën”! E pra, në këtë hulli-amulli-gjurulldi, ç’rëndësi kanë të vrarët te dera e qeverisë, e, aq më pak, çmimet e çmendura të bukës e të ilaçeve bashkë me faturat e gënjeshtërta të energjisë elektrike?!
***
Nëse frika e qytetarëve mund të kurohet, frika e qeveritarëve të korruptuar e të inkriminuar nuk ka as shërim, as amnisti, as shëlbim, as harresë…! Dielli mund të mbulohet me shoshë, por frika e një qeverie që ka bërë zullume, abuzime, vjedhje e vrasje politike nuk mbulohet dot, edhe po të vetëshpallet demokratike, e dalë, me demek, nga votat tona të “lira”. Frika e një qeverie që nuk guxon të dorëhiqet edhe pas fajeve e dëmeve të provuara, është shumë më ndjellakeqe se frika e qytetarëve në diktaturë që nuk e hapin dot gojën…Frika e një qeverie mëkatare, për të mos thënë kriminale, i shkakton shumë më tepër zarare materiale e dëme morale shoqërisë, pasi qëllimisht e paturpësisht manipulon Drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe sidomos mediat; zezona që buron së sipërmi e shtyn horr-hajdutin qeveritar të bëjë krime të tjera, të jetë i paparashikueshëm, të gënjejë kur nuk mund të gënjehet, të kërkojë alibira absurde kur nuk ka nevojë, të bëjë fajtor atë që nuk ka faj, të vrasë edhe një kalimtar…Një qeveritar i lartë që ka frikë të dorëhiqet, prej ububusë së nesërme, e bën “të kuptueshëm” çoroditjen kryeministrore kur, nëpër ekrane mund të bëhet edhe prifti me barrë, si p.sh: Nuk ju vrava unë, ju vrau demokracia, “mbrojtja e institucioneve”, ligji, rregullorja e Gardës. Videoja është e manipuluar, e montuar, prandaj nuk jam unë që po ju vjedh, po ai që e bën vjedhjen publike. Nuk gënjej unë, po ju mashtron kundërshtari im, o zgjedhës që, edhe pse ju mashtroj, ju prapë më votoni! Nuk ka rëndësi nëse Gërdeci u hodh në erë, rëndësi ka menaxhimi i mrekullueshëm i tragjedisë, o gërdecarë që edhe pse ju vras, ju prapë më votoni! Nuk po vuani se jeni të papunë, pasi ne zëmë vendin e parë në botë për zhvillim e turizëm, o prishës të imazhit! Nuk ka rëndësi pse u përmbyt Shkodra, rëndësi ka që qeveria po vjen t’ju shohë, o të përmbytur të dashur që më votoni!...Nuk ju vrau Garda, jo, ata janë heronj, ata shpëtuan nderin e flamurit, qytetarët i vrau ai që i solli në demonstratë…Nuk do të përgjojmë telefonat jo, ne duam veç tabulatet, o armiq që doni të na përmbysni!
Kjo është gjuha e një frike paranojake që përditë e shton nivelin e budallallëkut e të gabimit! Ja përse nuk ia vlen të habitemi me absurdin e fjalëve të Berishës: sepse nuk flet mendja e tij, flet frika se mos nesër do të detyrohet të bëhet i zakonshëm, një pensionist…Ndoshta më keq edhe se Ben Aliu i Tunizisë, ku i dihet! Kjo është krye-frikë!
***
Frika e një qeverie të korruptuar e të kriminalizuar nuk ngjan me frikën e qytetarëve të zakontë, se mos, qoftëlarg përsëritet sërish një 97-98-të…Një sy i vëmendshëm nuk e ka të vështirë të kuptojë se frika e pushtetarëve të korruptuar që kërkojnë të rrinë me çdo kusht e mjet në pushtet, bëhet shumëfish shkatërrimtare e rreziksjellëse, ngaqë rrezja e ndikimit të një pushtetit okult është më e gjerë…Frika e një ndëshkimi të mundshëm (jo dhe aq nga Drejtësia, pasi këtë besohet se mund ta nënshtrojnë, por nga historia…), sigurisht që do të jetë në raport të drejtë me dëmin e shkaktuar, ndaj frika e zullumqarëve politikë bashkëjeton me paranojën, me panikun, me çmendurinë, me instinktin e një kafshe të plagosur që shikon kudo rrezik, armiq, të pabesë, pusizënës, tradhtarë, puçistë…Ndjesia e një frike të tillë i pushton të gjithë autokratët “karizmatik”, pavarësisht nëse qeveritari vetëshpallet diktator a demokrat…Nuk ka situatë më kërcënonjëse e më dëmsjellëse kur një shoqëri lejon të drejtohet nga një “burrë shteti” në panik, si p.sh Mubaraku i Egjiptit! Një qeveri që punon nën frikën e ndëshkimit hipotetik e çon vendin në kaos!
Qeveritarët që hyjnë “me duar të pastra” e dalin me duar të ndyra e të përgjakura, janë të terrorizuar nga frika, nga një frikë që nuk përfytyrohet dot nga një njeri që vuan për bukën e gojës…Një qeveritar që shpëtimin e gjen te gardistët nuk mund të ketë besim jo vetëm te qytetarët e tij, por as te bashkëpunëtorët më të ngushtë…Edhe pse presupozohet të mos kenë frikë, (meqë populli i “voton”), edhe pse Berisha nuk le rast pa kumtuar se është ai që po na çon nga fitorja në fitore, edhe pse i ka dhënë vetes imunitet e mbrohet me gardistë të armatosur, edhe pse, hë për hë, ka pushtet të pakufizuar e të pakontrolluar, edhe pse ka bajagi para, prona, lavdi, domethënë një vend të paracaktuar në histori, frika mbetet shtëpia e tij, streha e tij…Madje mund të thuhet se “meritat” dhe mjetet e mësipërme, si paraja dhe pronat, lavdia dhe lëpirjet e servilëve, lehtësisht mund të kthehen kundër, sapo burrë shteti bie nga kali, edhe më egërsisht nga ç’do ta dëshironin kundërshtarët. Një popull mund të gënjehet, por nuk mund të mashtrohet dot përjetësisht! E djeshmja dhe e sotmja mund të dhunohen, por e nesërmja nuk pushtohet dot! Edhe Enverit, edhe Saliut “populli” i thuri dje këngë…Kjo është gracka ku kapen mat të gjithë sundimtarët! Asnjë diktator nuk e ka parashikuar fundin e vet tragjik, përkundrazi! Nuk ka qeverisje më të mbrapshtë e më të paparashikueshme se sa kur një udhëheqës “historik” vetëburgoset nga dyshimet, nga paniku e pasiguria për të nesërmen. Nuk duhet harruar: bllokut i hyri në palcë tenja bashkë me frikën për të ardhmen kur bllokmenëve iu rritën fëmijët…Kjo po ndodh edhe tani. Frika e humbjes dhe e dështimit “historik” është një burg më i rëndë se qelitë e 313-ës!
Të humbasësh parajsën e qeverisjes dhe të komandës, nuk do të thotë të humbasësh vetëm mirëqenien dhe sigurinë, favoret, duartrokitjet dhe nderet, ekranet dhe mikrofonat, rojet dhe servilët, por të vësh në pikëpyetje të ardhmen e familjes e të fëmijëve “pronarë”, si dhe të mbulohesh përfundimisht me turp nga historia, në jetë të jetëve!…Dhe jo vetëm një herë, si në vitin 1997, ndaj kjo, humbja me turp për së dyti!, Për të njëjtat shkaqe dhe arsye, e bën frikën më të pakapërdishme. Ja përse Berisha sulmon në mënyrë absurde dhe pse jo, edhe idioteske, Prokuroren e Përgjithshme dhe Presidentin, edhe pse i ka zgjedhur vetë! Kryeministrit i ka humbur, prej frikës, aftësia për të arsyetuar normalisht. Me veprimet e mosveprimet e tij të përditshme ai po e shemb me shpejtësi të nesërmen e vet, karrierën e vet, emrin e vet, duke mbetur peng e duke hyrë në një rrugë qorre, pa kthim e pa shpëtim…Berishën nuk ka burrë, mik apo aleat që mund ta këshillojë! Kështu si po vepron, e vetmja rrugëdalje nuk janë zgjedhjet e parakohshme, as dialogu, as lëshimet, as një Krokodil numër 2! Rruga është përcaktuar tashmë: thellimi i mosmarrëveshjes, i konfliktit, i sherrit, i përbaltjes, i zbulimit të emrave “grushtit të shtetit”, pas të cilave, pashmangshmërisht, mbetet vetëm kjo zgjidhje: ose ikja me dhunë nga pushteti, ose dorëheqja…Por të humbasësh pushtetin me dorëheqje edhe në vitin 2011 do të thotë t’i hapësh rrugë hetimeve për shumë çështje, vrasje, krime, abuzime, shpërdorime, përvetësime që flenë nëpër dosje prej gati 20 vjetësh e nuk parashkruhen dot! Tek e fundit kjo do të thotë të shënjohesh në histori si një dështak i pandreqshëm që nuk e ka bërë asnjëherë pësimin mësim…Kjo parandjenjë ndjellakeqe ja ka plasur sërish buzën Berishës!
Frika e humbjes së pushtetit e detyron propagandën e Berishës jo vetëm të mashtrojë e gënjejë pa i bërë syri tërr, por edhe të mësyjë me ca trima të çartur, duke shpikur, si Enveri vaktit, jo një Nazar Berber që paskësh sajuar në Poliçan një bastun-pistoletë për të vrarë Enverin, po shumë të tillë, me armë më të sofistikuara, me një automjet të mbushur me eksploziv, me kallashë, me thika me helm, me stilolapsa e çadra-pistoletë, me 170 euro secili në xhep, me tabulatet, me komplote e puçe laviresh, drogmenësh, rrugeçërish e kriminelësh, ku, përveç këtij “llumi” janë përfshirë të gjitha institucionet dhe krerët e lartë të shtetit…E pra, a e ka njeri normal, shqiptar a diplomat ndërkombëtar, që beson se një i kësollojtë “burrë shteti” mund ta shpëtojë jo vendin, por të nesërmen e vet me të tilla mysybet-alibi? Sidoqoftë faleminderit o Zot që na ndihmon ta kuptojmë sa të lumtur jemi në këtë hall të vjetër që na ka pllakosur!