Rrëzohet Ajnshtajni, zbulohet thërrmija më e shpejtë se drita?
Shkencëtarët thonë se zbulimi i faktit se një thërrmije nën-atomike, që udhëton më shpejt se drita do të bëjë që të rikonceptohen të gjitha teoritë për krijimin e kozmosit.
Një nga shkencëtarët e njohur britanikë, Xhef Forshau thotë se nëse provohet e vërtetë një gjë e tillë, do të thotë se do jetë e mundur që të dërgohen informacione në të shkuarën. Shkencëtarët europianë të CERN pranë Gjenevës thonë se matjet e tyre kanë zbuluar se neutrino është 60 nanosekonda më e shpejtë se drita- një zbulim që minon teorinë speciale të relativitetit të Ajnshtajnit.
Stefan Hoking tha se është ende herët që të komentohet kjo gjë. Ai tha se duhen të tjera eksperimente dhe qartësime.
Neutrinot shpesh quhen edhe thërrmijat fantazëm për shkak se kalojnë përmes materies dhe trupave njerëzorë pa u vënë re.