E Shtunë, 31 Tetor 2026

Së shpejti me një ‘singel’

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 15:16

Këngëtarja Rita Ora do të sjellë për adhuruesit e saj “singlin” e saj të parë. Kështu ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter, ku edhe ka paralajmëruar daljen e hitit të ri.

Këngëtarja, e cila ka kontratë me kompaninë Rock Nation të reperit të famshëm amerikan Jay Z, ka thënë se së shpejti pritet të hedhë në treg singlin e saj të ri.

Këtë e ka thënë vetë këngëtarja, duke mos i fshehur emocionet për debutimin e saj.
“Jemi shumë afër. Më jepni dhe pak kohë dhe do të shihni shumëçka nga unë”, ka shkruar Rita në profilin e saj në Twitter.

Rita Ora konsiderohet ndër talentet e reja, e cila qe zgjedhur nga reperi amerikan Jay Z në kontratë për të edituar albumin e saj.

Ajo më parë ka realizuar edhe një këngë me këngëtarin Craig David, këngë kjo që ishte shumë e pëlqyer në publikun amerikan.

Ndryshe, Rita është njëra prej këngëtareve më të preferuara të Jay Z, pasi që ky i fundit ka një numër të madh të fotografive më të. Ajo ishte edhe në mbrëmjen promovuese të parfumit më të ri dhe linjës më të re “Beyonce Knowles” të këngëtares Beyonce, e cila është e martuar me Jay Z.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›