E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis Boshti i Jugut, Tiranë Elbasan tani për 18 minuta

Nisja e autostradës Tiranë-Elbasan me tunel në Krrabë, është pjesë e projektit të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore boshtit qendror jugor, një premtim elektoral i kryeministrit Berisha që mesa duket po konkretizohet me shpejtësi. Kryeministri Berisha, gjatë emisionit ora e debatit në Televizionin Ora Neës dha edhe afatet për autostradën e re, e cila do shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në vetëm 25 kilometra të përshkueshme për vetëm 18 minuta me automjet.
Pikënisja e autostradës Tiranë-Elbasan do të jetë nyja e Unazës së Re të Tiranës, për të vijuar në Lundër, Mullet, Ibë, duke përshkuar Kërrabën me anë të një tuneli prej mëse 2 kilometrash e duke dalë në anën tjetër në Luginën e Bradasheshit, e gjitha kjo për vetëm 25 kilometra. Ky ishte një ndër 3 projektet në letër që ishin hedhur për të lidhur kryeqytetin me Elbasanin për të shmangur rrugën e vështirë në Qafë Kërrabë. Sipas shefit të qeverisë u përzgjodh ky varjant pasi i shërben më së miri trafikut në Boshtin e Jugut. Falë kësaj autostrade me 4 korsi, e cila fillon brenda vitit të ardhshëm, Elbasani do të shndërrohet në një lagje të kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›