E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e punës, mbyllen 2 biznese

Për të shmangur aksidentet në punë, janë mbyllur dy aktivitete që nuk siguronin kushte optimale për të punuar, si dhe janë vendosur një sërë gjobash. Ministria e Punës ka inspektuar mbi 40 subjekte private. Për shkak të moskrijimit të kushteve të punës për punëtorët janë mbyllur 2 aktivitete, si dhe janë gjobitur një sërë të tjera.

Ndërkohë Ministria e Punës ka nisur të bëjë punën e vet, duke ndërhyrë në rastet e pushimeve kolektive nga puna.

Ndihma ekonomike është dyfishuar, megjithatë jemi ende larg përsa i përket uljes së varfërisë.

Helmimet dhe pasojat

Janë nga më të ndryshmet helmimet që pësojnë njerëzit nga sëmundjet profesionale, duke sjellë pasoja të parikuperueshme për shëndetin e tyre. Doktor Skënder Skënderaj, pohon se shumë pacientë paraqiten me helmime nga metalet e ndryshme, pasi punojnë në ndërmarrje që i stimulojnë së tepërmi këto sëmundje. Gjithashtu edhe helmimet kimike, sipas tij, renditen në listën e zezë të sëmundjeve profesionale dhe këto kryesisht nëpër fabrikat e këpucëve, të pasuara nga helmimet e hidrokarbureve të naftës. Duke renditur disa nga llojet e helmimeve, ndër të cilat edhe hyrja e pluhurave të ndryshme në mushkëri, mjeku thekon se këto sëmundje shkaktojnë shumë probleme për pacientët, duke i lënë me pasoja për gjithë jetën. "Njerëzve, për shkak të këtyre helmimeve, mund t'u shkaktohen sëmundje gjaku, mushkërish, aparatit të frymëmarrjes dhe shumë sëmundje të tjera, që janë të destinuar për t'i vuajtur për gjithë jetën",- thekson ai.

Fabrikat e këpucëve burim infeksionesh

Ende nuk e kanë mbushur moshën për të pasur një profesion por, fatkeqësisht, tashmë kanë përfituar një sëmundje profesionale, në këmbim të një page për të ndihmuar familjen. Sipas shefit të repartit të Sëmundjeve Profesionale, pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Skënder Skënderaj, çdo ditë paraqiten vajza 13-14 vjeçare me shqetësime, për të marrë ndihmë mjekësore. Shkak për këtë, sipas tij, janë kushtet dhe ambientet e papërshtatshme dhe të ndotura nga lëndë të ndryshme, duke helmuar çdo ditë e më shumë organizmin e adoleshenteve. Pavarësisht se Kodi i Punës nuk e lejon që adoleshentët të punojnë dhe, aq më tepër në punë që dëmtojnë shëndetin, duket se puna në të zezë e fëmijëve ka sfiduar ligjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›