Rrezohet gjate nje aksioni, thyen krahun shefi i krimeve
Tirane-Aksioni per kapjen e nje personi te akuzuar per vjedhje, ka perfunduar me demtimin e shefit te krimeve te komisariatit nr.4 te policise se kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur ne Kinostudio, gjate aksionit per arrestimin e Shkelzen Mucollarit, i denuar per vjedhje dhe trafikim te lendeve narkotike. Policia kishte marre sinjalizim se Mucollari, per te cilin gjykata kishte caktuar masen e arrestit te shtepise, kishte thyer kete vendim. Menjehere ne vendbanimin e tij, ka shkuar nje grup efektivesh te komisariatit nr. 4 te sektorit te antidroges, e bashke me ta, edhe shefi i tyre Ervin Dalipaj. Pasi eshte gjetur vendi ku i kerkuari ndodhej, efektivet ka organizuar edhe arrestimin e tij. Por ne nje moment kundershtimi nga i kerkuari dhe tentatives se tij per t'u larguar, eshte rrezuar shefi i krimeve Dalipaj, i cili ka thyer doren. Menjehere koleget e tij police, kane neutralizuar cdo veprim te te kerkuarit, duke bere te mundur edhe arrestimin e tij. Pas ndalimit u kryen veprimet proceduriale dhe materialet ndaj Mucollarit, i kaluan prokurorise, per vepren penale te "vjedhjes" e kryer ne bashkepunim dhe "kundershtimit te punonjesit te policise".